Pa Fokus Fundviti | Page 45

(Proverb 4:9) Jam gjithashtu i mirëinformuar se letërsia ka një influencë minimale në konfliktet politike dhe krizat ekonomike në botë por domethënia e saj për qeniet humane është e lashtë. Kur letërsia ekziston, mbase ne nuk e vëmë re se sa e rëndësishme është ajo, por në momentin që ajo nuk ekziston, jetët tona bëhen të ashpra dhe të vrazhda. Për këtë arsye, jam krenar për profesionin tim, por gjithashtu i vetëdijshëm për rëndësinë e tij. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të shpreh admirimin tim për anëtarët e Akademisë Suedeze, të cilët u janë besnikë me vendosmëri bindjeve të tyre. Unë jam i sigurtë që ju nuk do të lejoni që të ndikoheni nga asgjë tjetër përveçse nga letërsia. Gjithashtu dua të shpreh respektin tim për përkthyesit e vendeve të ndryshme që kanë përkthyer punën time. Pa ju, nuk do të kishte letërsi. Puna juaj është një urë që i ndihmon njerëzit të kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin. Në këtë moment, nuk mund të harroj as familjen dhe miqtë e mi, që më kanë dhënë mbështetjen dhe ndihmën e tyre. Dituria dhe miqësia e tyre shkëlqen përmes punës time. Më në fund, do të dëshiroja të shprehja falenderimet e mia të veçanta për të afërmit dhe patriotët e mi në Gaomi, Shandong, Kinë. Kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem njëri nga ju. Dua gjithashtu të falenderoj tokën pjellore që më dha jetë dhe më ushqeu mua. Thuhet shpesh se një njeri formohet nga vendi ku ai rritet. Unë jam një tregimtar, që ka gjetur ushqim në tokën tuaj të njomë. Gjithçka që kam bërë, e kam bërë që t’ju falenderoj juve! Falenderimet e mia të sinqerta për të gjithë ju! 1 10/ 2 012 /2 45