Fjalimi i Banketit
Fjalimi i Mo Yan në Banketin e Nobel-it, 10 Dhjetor
2012
Madhërisë Tuaj, Lartësisë Tuaj Mbretërore, Zonja
dhe Zotërinj,
Për mua, një djalë ferme nga qyteza verilindore e
Gaomi-t në Kinën e largët, të jem këtu në këtë holl të
famshëm botërisht pasi kam marrë Çmimin Nobel
në Letërsi duket si një përrallë, por sigurisht që është
e vërtetë.
Eksperiencat e mia gjatë muajve që pas lajmërimit
për çmimin më kanë bërë të kuptoj impaktin gjigand
të Çmimit Nobel dhe respektin e padiskutueshëm
që ky çmim gëzon. Jam munduar të vështroj në një
mënyrë të qetë e të veçuar se çfarë ka ndodhur gjatë
kësaj periudhe. Kjo ka qenë një mundësi e artë për
mua për të mësuar më shumë rreth botës dhe, edhe
më shumë, një mundësi për mua që të mësoj më
shumë rreth vetes.
Jam i mirëinformuar se ka shumë shkrimtarë në botë
që do të kishin qenë Laureatë më të denjë se unë.
Unë jam i bindur se nëse ata vazhdojnë të shkruajnë, nëse ata besojnë se letërsia është stolia zbukuruese e njerëzimit dhe një e drejtë e dhënë nga Zoti,
“ Ajo do t’i japë një hijeshi kurore kokës tuaj dhe
do t’ju paraqesë juve me një kurorë të lavdishme.”
44