Alice Munro – Në të vërtetë po. Por ngaqë unë punoj përgjithsisht
në tregimin e shkurtër, ky vlerësim që mu dha është diçka e veçantë.
Adam Smith: Gjithmonë keni shkruar në të njëjtën linjë që nga fillimi? A keni ndryshuar sadopak rrugës?
Alice Munro – Me sa di unë, nuk kam ndryshuar shumë. Por
ndonjë tjetër mund t’i përgjigjet më mirë kësaj pyetjeje, mendoj.
Adam Smith: Ky çmim do të sjellë shumë lexues të rinj për punën
tënde…
Alice Munro – Epo shpresoj që të jetë kështu dhe shpresoj që kjo
të ndodhë jo vetëm për mua por për tregimin e shkurtër në përgjithsi. Sepse në shumë raste nuk vlerësohet aq sa duhet dhe njerëzit
e shohin një tregim të shkurtër shpesh si një shkrim që shkrimtarët
shkruajnë para se të punojnë për librin e tyre të parë.
Adam Smith: Cilën vepër rekomandoni si pikënisje të leximit të veprës suaj për lexuesit tuaj të rinj?
Alice Munro – Oh Perëndi! Nuk e di në fakt. Një shkrimtar gjithmonë mendon se puna e tij e fundit është më e mira, të paktën unë
kështu mendoj. Pra, le të fillojnë të më lexojnë me veprën time të
fundit.
Adam Smith: Pra të fillojnë me “Dear Life”?
Alice Munro – Po, në një farë mënyre, por pastaj shpresoj që ata të
kenë dëshirë të lexojnë edhe veprat e tjera.
Të gjithë po flasin për faktin se ju deklaruat në fillim të vitit se nuk
11