2
0
1
3
Intervista
“Ky çmim mund të ma ndryshojë mendjen …”
Intervistë telefonike me Alice Munro pas shpalljes së çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2013 me 10 Tetor 2013. Intervistuesi është kryeredaktori i Nobelprize.org, Z. Adam
Smith.
Adam Smith – Përshëndetje, me Alice Munro po flas?
Alice Munro – Po, unë jam Alice Munro. Doja t’ju falenderoja
shumë shumë. Kjo është diçka e mrekullueshme për mua. Është
diçka e mrekullueshme për tregimin e shkurtër.
Adam Smith: Si e morët vesh lajmin e mirë?
Alice Munro – Um, prit… po endesha pak këtë
mëngjes, herët në mëngjes. Disa përfaqësues të shtypit më telefonuan.
Adam Smith: Cili ishte reagimi juaj i parë? E mbani
mend?
Alice Munro – Mosbesim. Vërtet nuk po e besoja dot,
isha kaq e lumtur, akoma nuk më ka ikur entuziazmi
që përjetova.
Adam Smith: Ju jeni autore e një pune të madhe për rreth
katër dekada…
10