Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 77
Profilaksa dhe mjekimi
Nuk ka rezultat asnjë lloj mjekimi për këtë virus coronavirus.
Ndërsa në masë mbrojtëse ose profilakse, parandalimi i këtij
virusi në fermat e pastra të derrave mund të bëhet me
vaksinimin e dosave barsa para pjelljes.
MURTAJA AFRIKANE
Murtaja afrikane është sëmundje virale e derrave që
karakterizohet me shenja septikemie hemorragjike dhe me
ngordhje. Kjo sëmundje është e përafërt me murtajën klasike.
Shenjat klinike
Zgjatë një periudhë 3-15 ditë, që karakterizohet me rrjedhjen
e hundeve, temperaturë të lartë deri në 42 gradë, anoreksi,
probleme digjestive të barkut, probleme të frymëmarrjes,
këto shenja zgjasin nga 24 deri në 48 orë dhe përfundon me
ngordhje. Mjekimi nuk jep rezultat, nuk mjekohet.
Profilaksa sanitare
Ajo përfshin masa me karakter të përgjithshëm të
përmirësimit të kushteve sanitare të fermave të derrave, si
dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për tregtimin dhe
industrializimin e produkteve të derrave. Këto janë masa të
detyrueshme standarde të të gjitha vendeve të BE-së.
PNEUMONIA ENZOOTIKE E DERRAVE
Është një sëmundje pulmonare ngjitëse e derrave, e shkaktuar
nga mykoplazma hyopneumonioe që karakterizohet me koll
77