Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Seite 76

kontaktit, rrugëve tretëse ose të frymarrjes, me sekrecionet dhe ekskrecionet e tyre. Vaksinimi mund të jetë si transmetues i sëmundjes, si dhe dosat e mbarështuara mund të jenë bartëse të këtij infeksioni. Megjithatë, vaksinimi i dosave brenda 10 ditëve nga fillimi i mbarësh timit ngrit imunitetin dhe lindin gica normal. Shenjat klinike Temperatura e lartë 41 gradë celsius, diarre, konjuktiviti me rrjedhje të bollshme, vjellje, ngjyrë e bardhë, manifestime nervore, janë fakte që na bëjnë të dyshojmë për mortajën klasike në mënyrë që të veprojmë me terapi medikamentoze, sëmundja mund të zgjasë 5-10 ditë. Profilaksa Bazohet në deklarim të detyrueshëm të sëmundjes, therjen e të gjitha kafshëve të sëmura dhe të infektuara, me qëllim të mos përhapjes se sëmundjes më tutje. Vaksinimi bëhet 1 herë në vit. GASTROENTERITI I TRANSMETUESHËM-SËMUNDJE E APARATIT TRETËS Është sëmundje virale shumë ngjitëse, që prek derrat e të gjitha moshave, por më tepër vërehet tek derrat e vegjël duke shkaktuar kështu ngordhje të lartë të gicave. Shenjat klinike Diarre e ujshme e gicave, vjellje me ngjyrë të verdhë qumësht i patretur, shfaqen shenja dehidrimi dhe si pasojë vjen deri të ngordhja. 76