Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 57

• Integrim me vitamina dhe minerale, sepse në lëndët e para nuk ka mjaftueshëm. Si për kategoritë e tjera, do të shihet, rast për rast, si të përdoren lëndët e para të gatshme për të pasur rritje të mirë, cilësi të mirë të trupit dhe të mishit. NJË TEKNIKË E DOBISHME DHE E LEHTË PËR T’U APLIKUAR Gjatë rritjes, nevojat për proteina të derrave bien vazhdimisht, ndërsa ato të energjisë qëndrojnë konstante. Për të ndjekur këtë vazhdueshmëri të nevojave pa dashur të ndërrohen shpesh ushqimet e përdorura, mund të: • • Mbahet në fermë një ″bërthamë″ me një nivel të lartë të proteinave (p.sh. mielli i ekstraktimit të sojës) dhe integrime të mineraleve dhe vitaminave, të blera. Përzihet me drithëra dhe krunde të prodhuara në fermë ose të blera. Në fillim do të përdoret më shumë “bërthamë” e më pak drithëra, sepse kërkesat e derrave për proteina janë më të larta, dhe duke vazhduar më tej do të bie në mënyrë progresive % e “bërthamës” dhe do të rritet ajo e drithërave. 57