Shumëgjuhësia si pjesë e një kulture të re të edukimit gjuhësor, sfidë dhe vision i së ardhmes Europiane
PhD Candidate Monika QERIMI Email: monika. qerimi @ yahoo. com
Shumëgjuhësia si pjesë e një kulture të re të edukimit gjuhësor, sfidë dhe vizion i së ardhmes Europiane
Abstrakt
“ Globalizmi, lëvizshmëria e lirë ndërkombëtare dhe emigrimi janë sfida të rëndësishme të së tashmes dhe të së ardhmes në mënyrë të pashmangshme. Këto zhvillime nuk kanë kthim pas, përkundrazi pritet vetëm përforcimi i tyre. Që pas prishjes së Murit të Berlinit, demografia Europiane ka ndryshuar dukshëm duke e shndërruar Europën në një kontinent të lëvizshmërisë. Gjatë dekadave të fundit, çështjet lidhur me shumëgjuhësinë, që lidhen me funksionin e saj, përmbajtjen dhe identitetin kanë qenë objekt i diskutimeve dinamike mes mësimdhënësve, studiuesve dhe politikave arsimore.
Pasojat e zhvillimit të shumëgjuhësisë janë heterogjeniteti social, ekonomik, kulturor dhe gjuhësor gjithnjë e në rritje në mjediset e përditshmërisë në të gjithë botën.
Për këtë arsye ka dalë në plan të parë domosdoshmëria e aftësisë të shumëgjuhësisë. Kjo aftësi qëndron në zotërimin e më shumë se një gjuhe. Në të njëjtën kohë ajo konsiston në arritjen e komunikimit në situata me diversitet gjuhësor. Tek aftësia e shumëgjuhësisë futet dhe ndjeshmëria dhe fleksibiliteti gjuhësor dhe aftësia e arritjes së mjeteve të mirëkuptimit edhe atëherë, kur gjuhët nuk zotërohen në mënyrë rudimentare në të cilën komunikohet.
Sot paraqitet një sfidë e madhe në vendet europiane, hartimi i politikave arsimore dhe edukative për përkrahjen dhe mësimin e gjuhës amtare në sistemin arsimor të vendeve europiane të popullsisë emigruese si pjesë përbërëse e popullsisë europiane.
Fjalë kyçe: shumëgjuhësi, edukim gjuhësor, vision, komunikim, sfidë, globalizëm