PREVENTIVA E DELIKUENCËS SË TË MITURVE
Këshilli shtetëror dhe këshillat komunale për preventive Këshilli shtetëror është i pavarur dhe mëvetësishëm në punë e përcaktuara me ligj. Këshilli shtetëror përbëhet prej pesëmbëdhjetë anëtarësh që i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me mandat prej pesë vjetësh, me të drejtë rizgjedhje, nga të cilët:- shtatë anëtarë të Këshillit shtetëror i propozon ministri i Drejtësisë dhe janë përfaqësues nga: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë dhe Oda e Avokateve të Republikës së Maqedonisë.- tetë anëtarë të Këshillit shtetëror zgjidhen me shpallje publike nga radhët e punëtorëve të dalluar shkencorë dhe profesionalë të cilët punojnë në mbrojtjen e interesave të të miturve, nga të cilët një përfaqësues është nga radhët e organizatave joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve. Gjatë zgjedhjes së anëtareve të Këshillit shtetëror do të ruhet përfaqësimi përkatës dhe i drejtë i qytetarëve të cilët u takojnë të gjitha bashkësive. Në punën e Këshillit shtetëror merr pjesë dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit. Nga radhët e anëtarëve të zgjedhur Këshilli shtetëror zgjedh kryetarin me mandat prej dy vjetësh, me të drejtë për rizgjedhje.
Këshilli shtetëror i ka këto kompetenca:-miraton Strategji nacionale për preventivë të delikuencës së të miturve;-miraton programe dhe plane vjetore për realizimin e programit;-propozon mjete në propozimin e llogarisë buxhetore të Ministrisë së Drejtësisë të nevojshme për punën e tij;-jep iniciativa për përmirësimin e aktvendimeve ligjore dhe mendime për propozimet e ligjeve me rëndësi për mbrojtjen e të drejtave për të mitur dhe pengimin e delikuencës së të miturve;- ngre iniciativa për njohjen më të gjerë të qytetarëve me të drejtat e të miturve dhe diskutime për familje të shëndoshë, për mbrojtjen e të miturve nga narkomania, alkoolizmi dhe sëmundje tjetra ngjitëse, për problemin e arsimit dhe edukimit, për sjelljen e mjeteve për informim publik dhe faktorëve tjerë të cilët ndikojnë në parandalimin e delikuencës së të miturve;-bashkëpunon me organizata dhe trupa ndërkombëtarë, të angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe parandalimin e delikuencës së të miturve; Punët administrative të Këshillit shtetëror i kryen Ministria e Drejtësisë.
Konkluzioni:
Fëmija viktimë e veprës penale i ka të drejtat në vijim: me të të veprohet me respektimin e dinjitetit e tij, të mbrohet nga çfarëdo diskriminimi, të njoftohet për të drejtat e tij në gjuhë të kuptueshme dhe të përshtatshme për moshën e tij, si dhe respektimin e të drejtës së privatësisë, të informohet prindi / ët, ose tutori / ët për të gjitha çështjet që lidhen me veprën penale dhe në lidhje me të dyshuarin, të akuzuarin dhe të dënuarin, fëmija, ose prindi / ët, ose tutori / ët të marrin pjesë në procedurën penale si i dëmtuar me përfshirje në ndjekjen penale ose për realizimin e kërkesës juridike pronësore për dëmin, në mbrojtje të veçantë të sigurisë së tij dhe të sigurisë së familjes së tij, kujdesit dhe vëmendjes nga ana e organeve dhe subjekteve që marrin pjesë në procedurën penale, të drejtë për mbrojtje të veçantë nga viktimizimi sekondar dhe riviktimizimi dhe të drejta për ndihmë psikologjike dhe ndihmë tjetër profesionale dhe mbështetje nga organe, institucione dhe organizata për ndihmë fëmijëve viktima të veprave penale.