Masat alternative Të miturit të madh përgjegjës penal për vepër penale të kryer mund t’ i kumtohen masat alternative në vijim:- gjykim i kushtëzuar me mbikëqyrje të mbrojtur,- ndërprerje e kushtëzuar e mbajtjes së procedurës ndaj të miturit, dhe- punë me dobi të përgjithshme. Dispozitat e Kodit penal për masat alternative ka të bëjnë edhe në kumtimin e tyre të miturve të mëdhenj, në qoftë se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. Qëllim i masave alternative është që ndaj të miturit të madh përgjegjës penal që të mos zbatohet dënim kur kjo nuk është e domosdoshme për shkak të pengimit të kryerjes së veprave penale dhe kur mund të pritet se paralajmërimi me kërcënimin e dënimit dhe zbatimit të masave të ndihmës, mbrojtjes dhe mbikëqyrjes së lirisë në mënyrë të mjaftueshme do të ndikojë ndaj edukimit, riedukimit dhe zhvillimit të rregullt të tij.
Sanksionet për kundërvajtje Të miturit të ri për kundërvajtje mund t’ i kumtohet:- masë disiplinore qortim; ose- masë e mbikëqyrjes së përforcuar nga ana e prindërve ose tutorit;- masa të mbikëqyrjes së përforcuar nga ana e qendrës. Ndaj masave edukuese të kumtuara për kundërvajtje zbatohen dispozitat për masat edukuese nga ligji. Masa e mbikëqyrjes së përforcuar nuk mund të kumtohet në kohëzgjatje më të shkurtër se tridhjetë ditë as më gjatë se një vit, ndërsa ndaj mbikëqyrjes së përforcuar gjykata mund të përcaktojë mjekim të detyrueshëm të alkoolistëve, narkomanëve dhe obligime tjera të parashikuara me ligj. Të miturit të madh për kundërvajtje mund t’ i kumtohet masë edukuese me ligj, ndërsa me përjashtim të miturit të madh përgjegjës penal edhe gjobë edhe largim i të huajit nga vendi. Të miturit të madh, me përjashtim mund t’ i kumtohet gjobë për kundërvajtje nën kushtet e përcaktuara në Ligjin për kundërvajtje. Gjobë për kundërvajtje kumtohet në shumë të përcaktuar e cila nuk mund të jetë më e vogël se 15 euro me kundërvlerë në denarë e as më shumë se 800 euro me kundërvlerë në denarë. Të miturit të cilit për kundërvajtje të bërë i është kumtuar masa edukuese ose gjobë mund t’ i kumtohet sanksion për kundërvajtje mjekim i detyrueshëm i alkoolistëve dhe narkomanëve nën kushte të parashikuara me Ligjin për kundërvajtjet.
Parashkrimi i zbatimit të sanksioneve Dënimi burgim për të mitur nuk mund të zbatohet nëse kanë kaluar:- dhjetë vjet nga gjykimi burgim për të mitur mbi pesë vjet;- pesë vjet nga gjykimi burgim për të mitur mbi tre vjet; dhe- tre vjet nga gjykimi burgim për të mitur deri tre vjet; Dënim me para nuk mund të zbatohet nëse kanë kaluar dy vjet nga gjykimi i dënimit me para. Zbatimi i dënimeve ndalim të drejtimit me automjet dhe largim i personit të huaj nga vendi parashkruhet kur do të kalojë koha për të cilën janë kumtuar, e nëse largimi është kumtuar për përgjithmonë, kur do të kalojnë pesë vjet nga kumtimi i tij. Zbatimi i masës punë me interes të përgjithshëm, masave të sigurisë dhe sanksioneve për kundërvajtje parashkruhen nëse nga dita e plotfuqishmërisë së aktvendimit për kumtimin e tyre kalojnë një vjet.