International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 21

Ndaj të miturit për veprim që me ligj është përcaktuar si kundërvajtje mund të shqiptohen sanksione për kundërvajtje të përcaktuara me ligj. Të miturit i shqiptohen masat e sigurisë sipas kushteve të përcaktuara me Kodin penal dhe me ligj. Konfiskimi i pronës dhe i dobisë pronësore dhe sendeve të përfituara me vepra penale dhe kundërvajtje të të miturve, bëhet në pajtim me kushtet e përgjithshme të përcaktuara me Kodin penal. Qëllimi i dënimit përbëhet në ushtrimin e ndikimit të përforcuar ndaj të miturve që në të ardhmen të mos bëjnë vepra penale, si dhe ndaj të miturve të tjerë që të mos kryejnë vepra penale. Sanksioni që i shqiptohet të miturit duhet t’ i përgjigjet personalitetit të tij, peshës së veprimit që me ligj është përcaktuar si vepër penale ose kundërvajtje dhe pasojave të tij, nevojave të edukimit të tij, riedukimit, arsimimit dhe zhvillimit, për shkak të sigurimit dhe mbrojtjes së interest më të mirë të të miturit. Kur janë plotësuar kushtet ligjore, gjykata kompetente shqipton dënim vetëm nëse është i arsyeshëm shqiptimi i masës së edukimit ose masës alternative. Dënimi që ka të bëjë me privimin nga liria, gjykata kompetente mund ta shqiptojë kur qëllimi i masave edukuese, dënimi ose masat alternative nuk mund të arrihen me masat e ndihmës dhe mbrojtjes.
Llojet e masave edukative Kryerësit të mitur të veprës penale mund t’ i shqiptohen këto masa edukative:- masa disiplinore: qortim ose udhëzim në qendrën disiplinuese për të mitur,- masat e mbikëqyrjes së përforcuar: nga ana e prindërve ose kujdestarit, familjes që përkujdeset ose nga ana e qendrës dhe- masat e entit: udhëzimi në entin edukues ose në shtëpinë edukuese-korrektuese. Masat disiplinore shqiptohen ndaj të miturit kur nuk ekziston nevoja për masat më afatgjate të edukimit, e veçanërisht nëse ka kryer vepër penale nga pakujdesia ose nga mendjelehtësia. Masat e mbikëqyrjes së përforcuar shqiptohen ndaj të miturit kur ekziston nevoja e masave më afatgjata të edukimit, riedukimit ose shërimit me mbikëqyrje adekuate, kurse nuk është e nevojshme ndarja e plotë e tij nga mjedisi i deriatëhershëm. Masat e entit shqiptohen ndaj të miturit kur ekziston nevoja për masa më afatgjata të edukimit, riedukimit ose shërimit dhe ndarjes së tij të plotë nga mjedisi i deriatëhershëm. Kohëzgjatja e këtyre masave nuk mund të jetë më gjatë se pesë vjet, por më së shumti deri në arritjen e moshës njëzetë e tre vjeçe.
Masat disiplinore Qortimi shqiptohet nëse mjafton vetëm qortimi i të miturit për veprën e kryer penale. Gjatë shqiptimit të qortimit, të miturit do t’ i bëhet me dije për dëmin nga veprimi i tij dhe do t’ i tërhiqet vërejtja se në rast të përsëritjes së veprës penale ndaj tij mund të shqiptohet sanksion tjetër penal.
Dërgimi në qendrën disiplinore për të mitur Gjyqi do ta shqiptojë masën, dërgim në qendrën disiplinuese për të mitur kur është e nevojshme me masa adekuate afatshkurta të bëhet ndikim ndaj personalitetit dhe sjelljes së të miturit. Të miturin, të cilit i është shqiptuar kjo masë, gjykata mund ta dërgojë në qendrën disiplinore:- në një numër të caktuar orësh gjatë ditës, në ditë feste, edhe atë më së shumti në katër ditë feste të njëpasnjëshme,- në një numër të caktuar orësh gjatë ditës, por më së shumti një muaj ose- në qëndrim të pandërprerë për një numër të caktuar ditësh, por jo më shumë se njëzet ditë.