TË DREJTAT, PËRGJEGJËSITË DHE MBROJTJA E TË MITURVE
Mr. LIRIDON ZENKU Adresa: Mehmed Mehmedi Nr. 31 Kërçovë R. Maqedonisë e-mail: zenku78 @ hotmail. com
Përmbledhje
Qëllimet dhe zbatimi i të drejtës për fëmijë janë realizimi i interesit prioritar dhe mbrojtja e të miturve nga kriminaliteti, dhuna dhe nga çfarëdo qoftë forme e rrezikimit të të drejtave dhe lirive të tyre dhe zhvillimin e tyre të drejtë; mbrojtjen e të miturve kryerës të veprave që me ligj janë cilësuar si vepra penale dhe kundërvajtje të përsëritura, socializmin e tyre, edukimin dhe riedukimin, ndihmën dhe përkujdesjen e të miturve dhe mbrojtjen në procedurë para gjyqit dhe para organeve të tjera të të drejtave dhe lirive të tyre të garantuara me Konventën e të drejtave të fëmijës dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare për pozitën e të miturve në sistemin e drejtësisë.
Me ligj rregullohet veprimi me fëmijët në rrezik dhe me kryerësit e mitur të veprimeve që me ligj janë përcaktuar si vepra penale dhe kundërvajtje, përcaktohen kushtet për zbatimin e masave të ndihmës, të kujdesit dhe mbrojtjes, masave edukative dhe alternative dhe për ndëshkimin e të miturve.
Masa ose sanksioni që i shqiptohet të miturit duhet t’ i përgjigjet personalitetit të tij, peshës së veprës që me ligj është përcaktuar si vepër penale ose kundërvajtje dhe pasojat e saj, nevojën e edukimit të tij, riedukimin, arsimimin dhe zhvillimin, me qëllim të sigurimit dhe mbrojtjes së interesit më të mirë për të miturin.
Me gjithë përpjekjet e bëra duke marrë dhe hulumtuar disa njohuri e informacione për të drejtat dhe mbrotjen e të miturve, kamë trajtuar çështjet dhe svidat e ligjeve për të drejtat dhe mbrotjen e të miturve.
Fjalë kyçe: Mbrotja, të drejtat, masat, përgjegjësit e të miturve