BKG № 34 BKG 34 | Page 149

Njerëzit ishin të lumtur pas ylberit; duke e adhuruar atë si Zotin të dehur nga shpresa ata harruan ëmbëlsinë e “SOT” në ikje Ne qeshnim dhe ata na u dhimbsën Ne u puthëm dhe na ra të fikët Obligimet Është gjaku andej i tharë në gurët e lashtësisë pishat liruan rrëshirën që kapi dhimbjen tonë Atje në Veri të Kosovës ku është shpella e mermertë e stërrlashtësisë në mitrën e tokës sakaç zbuloi të gjitha fshehtësitë si rrasat e gurit nga epoka e mezozoikut diçka brenda po vlon si gjaku në trup nxeh pjesë të paralizuara të shpirtit tonë këtej në rrugën time ku xhini i moshuar parakaloi të shfaq gatishmërinë e tij 149