shq
ip
5
U ndanë Çmimet Nobel për vitin 2013
U ndanë çmimet Nobel për vitin 2013. Më 7 tetor 2013 fillimisht u nda Çmimi
Nobel për Mjekësi, më pas sipas radhës u publikuan fituesit e çmimeve për fizikë,
kimi, letërsi dhe paqe. Ndërkaq Zvicra edhe këtë vit nuk fitoi këtë çmim. Fqinjë
Gjermania së bashku me Amerikën u panë të denjë për një çmim të përbashkët
për mjekësi. Ndërkaq Çmimi Nobel për Paqe iu nda organizatës OPWC që synon të
shkatërroj arsenalin e armëve kimike.
[BAM / AID-3953]
Çmimi Nobel për mjekësi
mbanë firmën e fqinjit
Komiteti i Nobelit i mbledhur
në kryeqytetitn Stokholm
të Suedisë më 7 tetor 2013
fillimisht publikoi fituesit e
çmimeve Nobel për mjekësi
këtë vit. Gjermani Thomas
Sudhof, amerikanët James
E. Rothman dhe Randy W. Scheckman u panë të denjë për
këtë çmim. Kështu Gjermania, fqinji i Zvicrës, për herë
të 17-të hodhi firmën në
Çmimin Nobel për Mjekësi.
Ndërkaq tema e studimeve
të tre shkencëtarëve ishte
në fushën e qelizave dhe të
fshikëzës së citoplazmës.
Ekipi studiues arriti në përfundim se procesi themelor
i transportit në qelizë kryhet nëpërmjet fshikëzës dhe
në saje të kësaj do të mund
të gjejnë zgjidhje një numrit të madh të sëmundjeve.
Scheckman zbuloi gjenet që
luajnë rol në transportin e
fshikëzave, Rothman zbuloi
se si arrin fshikëza në qelizë
dhe Sudhof zbuloi sinjalet që
mundësojnë daljen në vend
dhe kohë të duhur të substancave të transportuara.
Duket se ky zbulim do të
jetë një hap i rëndësishëm
për gjetjen e zgjidhjes së
sëmundjeve të sistemit të
imunitetit dhe sëmundjes së
diabetit me në krye sëmundjet e sistemit nervor.
Çmimi Nobel në fizikë për
grimcën Zotit
Pas pretendimit të shkencëtarit anglez Peter Giggs dhe
atij belg Fronçois Englert në
lidhje me këtë grimcë dhe
pas zbulimit të saj nga ana
e fizikanëve të CERN-it, të
bërë me detektorët Atlas
dhe CNS, u panë të denjë për
Çmimin Nobel për fizikë.
Çmimi Nobel për kimi i shkoi Amerikës
Shkencëtarët
amerikanë,
Martin Karplus, Michael Levitt dhe Arieh Warshel fituan
Çmimin Nobel për Kimi për
zhvillimin e modeleve të sistemeve komplekse kimike.
Në saje të programeve që
zhvilluan këta shkencëtarë
u mundësua vëzhgimi i reaksioneve kimike që formohen
për një kohë të më të shkurtë se milisekonda.
Çmimin Nobel për letërsi e
fitoi Kanada
Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro u pa e denjë për
Çmimin Nobel për Letërsi
për këtë vit. Ndërkohë që
zyrtarët suedez nuk arritën
të kontaktojnë me Munro, e
cila njihet edhe si “zonja e
tregimeve të shkurta moderne”, njoftimi për çmim iu la
nëpërmjet telesekretares.
Çmim Nobel për Paqe e fitoi
Organizata për Ndalimin e
Armëve Kimike
Komiteti i çmimeve Nobel
në kryeqytetin Oslo të Nor-
vegjisë për Çmimin Nobel
për Paqe për këtë vit e panë
të denjë Organizatën për
Ndalimin e Armëve Kimike,
OPWC. Kjo organizatë, e cila
u shpërblye për përpjekjet
e bëra për asgjësimin e armëve kimike, prej vitit 1990
e këtej mundëson zbatimin
e Konventës për Çarmatim
Kimik. Organizata në fjalë,
e cila heton edhe stoqet e
armëve kimike, bën të ditur
se deri më tani janë shkatërruar rreth 81% të armëve
kimike. Vitin e kaluar këtë
çmim e kishte fituar Bashkimi Evropian.
Një këndvështrim në historinë e Çmimeve Nobel
Ky çmim që ndahet për të
arriturat në fushat e kimisë,
fizikës, letërsisë dhe paqe,
ka filluar të ndahet në vitin
1901 pas testamentit të Alfred Nobel që ai la në vitin
1895. Sipas testamentit të
Nobelit, çmimet menaxhohen nga ana e Fondacionit
Nobel dhe zgjedhjet i bënë
komiteti i Institutit Karolinska e Suedisë.
Bëni tani
ndërrimin
dhe kurseni!
154’000 Klient nga Kantoni
Zürich i besojnë tani këtij
sigurimi shëndetësorë
në Zvicër.
Fr. 216.40
*
* Zürich Zona 1, Premia mujore 2014, personat e rritur, pa aksident,
Franchise Fr. 2’500.–, modeli alternativ BasicPlus.
Kërkoni një bisedë
j
këshilluese:
Berisha Burim
079 351 05 18
[email protected]
Ihre Mitgliedsversicherer der