shq
ip
4
A është më i lartë “rreziku
për aksidente” i makinave
me ngjyrë të kuqe?
Sipas studiuesve makinat me ngjyrë të mbyllët kanë më shumë shanse
për të bërë aksidente në krahasim me makina me ngjyrë të qelë. Por,
kompanitë e sigurimit nuk interesohen shumë me këtë fakt.
[KTU / AID-3915]
Makinat me ngjyrë të bardhë që
qarkullojnë në trafik janë më
të sigurta, ndërsa ato me ngjyrë të zezë janë më të rrezikshmet. Statistikat e bëra edhe pse
shqetësuan personat që preferojnë makina posaçërisht me ngjyrë të mbyllët vërtetuan se këto
të dhëna të marra nga studimet
e bëra nga ana e një kompanie
private të sigurimeve, janë të
sakta. Makinat me ngjyrë të zezë
në krahasim me makinat me ngjyrë të bardhë kanë rrezik për
12% më shumë për tu aksidentuar. Ndërsa makinat me ngjyrë
hiri dhe të metaltë në krahasim
me makinat me ngjyrë të bardhë
kanë rreth 10-11% rrezik nga ak-
sidentimet. Ndërkaq tek makinat
me ngjyrë të kuqe në krahasim
me të bardhat ky nivel është
rreth 9%.
Ndërkaq ngjyra e makinave Mobility të kompanisë Car-Sharing
janë të kuqe, por zëdhënësi i
Mobility, Janine Marfiota deklaroi
se “Nuk e marrim seriozisht një
studim të tillë”.
Shumica e makinave të Mobility
janë të siguruara nga kompania
“Allianz Suisse”. Ndërsa edhe
CEO i Allianz-it, Manfred Knof
prononcohet pa u shqetësuar
duke thënë “Nuk kemi problem
me ngjyrën e kuqe”.
Edhe “Axa Winterthur”, një
kompani tjetër e sigurimeve e
Mobility,