Aktuell7 - 131105 Albanisch | Page 21

shq ip 21 nga ana e Dinastisë së Habsburgve, kjo autonomi nuk u pranua dhe Habsburgët ndërmorën një fushatë ushtarake kundër kësaj federate të re. Beteja Morgarten që ndodhi më 15 nëntor 1315, zviceranët mundën ushtrinë e Habsburgve dhe në këtë mënyrë garantuan konfederatën e tyre brenda Perandorisë së Shenjtë Romake. ndërsa kantonet tjera radhiten sipas datës së bashkëngjitjes së tyre në federatë pas vitit 1481. Si rezultat i fitores së luftës së Svabjas nga ana e zviceranëve kundër Perandorit Maksimilian i 1-rë i Perandorisë së Shenjtë Romake në vitin 1499, Zvicra u nda prej Perandorisë Romake dhe e shpalli pavarësinë e saj. Zgjerimi i federatës dhe titulli i pathyeshmërisë i fituar gjatë luftërave të para, u ndal në vitin 1515 pas humbjes së zviceranëve në Betejën e Marignanos. Suksesi i reformës Huldrych Zwingli u bë shkak i luftërave mes kantoneve (Luftërat Kappel) mes viteve 1529-1531, të cilat bënë që Zvicra të ndahet në kantonet katolike dhe protestante. Njësitë protestante u shpartalluan dhe katolikët vënë në dorë shumicën e kantoneve. Edhe pse pas marrëveshjes së paqes të bërë në vitin 1531 protestantët dhe katolikët kryenin lutjet e tyre në kishën e njëjtë, katolikët ishin në pushtet në 7 kantone dhe 2 gjysmëkantone, ndërsa protestantët në 4 kantone dhe 2 gjysmëkantone. Me marrëveshjen paqësore të Westfalya-s të arritur në vitin 1648, vendet evropiane njohën pavarësinë e Zvicrës prej Peran- Në vitin 1353 tre kantoneve të parë të bashkuar iu bashkëngjitën kantonet Glarus dhe Zug si dhe qytet-shtetet Lucern, Cyrih dhe Bern iu bashkëngjitën këtij unioni që vazhdoi deri në shekullin e 15-të, ku Cyrihu në vitin 1440 u përjashtua nga konfederata për shkak të një mosmarrëveshje në lidhje me tokat. Më pas u themelua “Federata e Vjetër” që përbëhej prej 8 provincave. Ky union më vonë u rrit me bashkëngjitje të reja në konfederatë. Gjatë radhitjes së kantoneve zvicerane në mënyrë tradicionale para merren qytet-shtetet dhe 8 kantonet e para themeluese të “Kantonit të Vjetër”, dorisë Romake. Bashkimi i autoritetit në rritje të familjeve aristokrate me krizën ekonomike të dalë gjatë luftërave të viteve 30-ta, shkaktoi kryengritjen e fshatarëve zviceran në vitin 1653. Në sfondin e këtyre përleshjeve prapë ishin përleshjet katoliko-protestante. Me vazhdimin e mosmarrëveshjeve mes kantoneve mes viteve 1656 dhe 1712 vazhduan edhe përleshjet reciproke Villmergen. Në vitin 1798 forcat e Rewvolucionit Francez pushtuan Zvicrën dhe aplikoi me dhunë një kushtetutë të re. Me këtë kushtetutë qeveria e vendit u centralizua dhe u anuluan kantonet. Ky shtet i ri që njihej si Republika Helvetia nuk gjeti përkrahjen e popullit. Ky shtet u bë pjesë e Francës. Kryengritjet e shpeshta bënë që trupat franceze të dështojnë. Kryengritja Nidwalden e organizuar në shtator të vitit 1798 u shtyp në mënyrë të përgjakshme nga francezët. Pas fillimit të luftës mes francezëve dhe vendeve tjera, Zvicra u pushtua nga vendet tjera si Austria dhe Rusia. Zvicra u nda në dysh nga ana e republikanëve që përkrahnin qeverinë qendrore dhe nga federalistët të cilët kërkonin që kantoneve ti kthehet autonomia. Napolon Bonaparta në vitin 1803 mblodhi në Paris politi- kanët e shquar të dyja palëve. Si rezultat i mbledhjes doli Ligji i Ndërmjetësimit me anë të cilit u kthye autonomia dhe u themelua një konfederatë e formuar prej 19 kantoneve. Pas këtij viti çështja kryesore e përleshjeve ishte tradita e vetëqeverisjes së kantoneve dhe nevoja e një qeverisë qendrore. Me Kongresin e Vjenës të mbajtur në vitin 1815 u njoh pavarësia dhe paanësia e Zvicrës nga ana e të gjitha forcave evropiane. Me bashkëngjitjen e kantoneve Valais, Neuchatel dhe Gjenevës në federatë u realizuan edhe zhvillimet e fundit në historinë e Zvicrës. Jubiläumsfeiern in Appenzell Mit Jubiläumsfeiern in Appenzell und Herisau wurde an den Beitritt des Landes Appenzell zur Eidgenossenschaft vor 500 Jahren erinnert. Appenzell Ausserrhoden und Innerrhoden seien der Beweis, dass Kleine grossen Erfolg haben könnten. Das Appenzeller Volk pflege seine Werte und Wurzeln, verbinde aber auch Tradition mit Innovation - kulturell, politisch und wirtschaftlich.