shq
ip
20
Kremtimet e 500-vjetorit në Appenzell
Në ditët e fundit të tetorit në Appenzell dhe Herisau u organizuan kremtimet e 500-vjetorit të bashkëngjitjes së
kantonit Appenzell Federatës së Zvicrës. Ky kanton, i cili përbëhet prej dy gjysmëkantoneve Appenzell Auserrhoden
dhe Appenzell Innerrhoden, shtrihet në një sipërfaqe të vogël, por njihet si një simbol i suksesit të madh. Si rezultat i
ruajtjes së vlerave të tyre dhe të bashkimit të traditave me teknologjinë, appenzellasit tërheqin vëmendjen me sukseset
që arritën në fushat e kulturës, politikës dhe ekonomisë.
[AKM / AID-4004]
Kremtimet e 500-vjetorit të
bashkëngjitjes së këtyre dy
gjysmëkantoneve në federatë
filluan në fshatin Appenzell.
Kjo ceremoni e kremtimit që
u organizua me pjesëmarrjen
edhe të kreut të qeverisë zvicerane U. Maurer, Kryetarit të
Parlamentit, M. Gref, shefin e
shtatmadhorisë së ushtrisë zvicerane, Andre Blattmann, më
pas vazhdoi në kryeqytetin e
gjysmëkantonit Herisau.
Kreu i qeverisë U. Maurer, më
pas falënderoi popullin e kantonit Appenzell për kontributin
e tyre të dhënë në qeverinë
qendrore dhe për vendin, ndërsa tregoi kujdes që në planë të
parë të dalin çështjet e federalizmit dhe të pavarësisë. Ndërkaq shkrimtari Peter von Matt,
i cili mbajti një fjalim në këtë
ceremoni, theksoi se kantoni
pas bashkëngjitjes me federatën zvicerane u nda në dysh
për shkak të dallimeve sektare,
por se këtë e bëri në mënyrë
paqësore.
Appenzell është një zonë në
veri-lindje të Zvicrës. Është e
rrethuar në të katër anët nga
kantoni Sankt Gallen. Kantoni
Appenzell iu bashkëngjit konfederatës në vitin 1513, ndërsa
në vitin 1597 u nda në dysh në
Appenzell Innerhoden që është
katolik dhe Appenzell Ausserrhoden që është protestant.
Appenzell Ausserrhoden (Gjermanisht: Appenzell Ausserrhoden), është një gjysmëkanton
që zë vend në zonën veri-lindore të Zvicrës. Ndërsa gjysmëkantoni Appenzell Innerrhoden
kufizohet plotësisht me kantonin St. Gallen.
Ky kanton, i cili iu bashkëngjit
konfederatës në vitin 1513, u
nda në dysh në vitin 1597 pas
daljes në pah të dallimeve fetare me daljen kundër reformave të rretheve të caktuara.
Me këtë ndarje dolën në pah dy
kantone, Appenzell Innerrhoden
që është me shumicë katolike
dhe Appenzell Ausserrrhoden
me shumicë protestante. Emërtimet i morën drejtpërdrejt nga
pozita e tyre gjeografike, pra
prej pjesës së brendshme të
Appenzellit (Inner) dhe pjesës
së jashtme të këtij kantoni (Appenzell ausser).
Sipërfaqja e kantonit Appenzell
Ausserrhoden që shtrihet në zonat veriore dhe perëndimore të
ish-Appenzellit, është 243 km².
Kushtetuta e saj është hartuar
në vitin 1908. Kryeqyteti është
Herisau që njëkohësisht është
edhe qyteti më i madh. Mbledhjet e legjislativit të përgjithshëm zakonisht bëhen nën qiell
të hapur (Landsgemeinde) me
radhë në qytetet Hundwill dhe
Trogen. Populli flet gjermanisht.
Appenzell Innerrhoden (Gjermanisht: Kanton Appenzell Innerrhoden), është pjesa e dytë
e kantonit. Në veri dhe perëndim kufizohet me Appenzell
Ausserrhoden, në jug me St.
Gallen.
Appenzell Innerrhoden, i cili
përfshinë në territoret e tij
pjesën jugore të ish-kantonit
Appenzell, shtrihet në shpatet
veriore të Malit Santis. Ka një
sipërfaqe prej 172 km². Kushtetuta e këtij kantoni u hartua
në vitin 1872, ndërsa kryeqyteti
është qyteti Appenzell. Në këtë
kanton është e përhapur bleg-
toria dhe prodhimi i bulmetit,
ndërkaq është i shquar edhe për
punë dore të dantellave. Populli
flet gjermanisht.
Federata e Zvicrës
Përfaqësuesit e tre kantoneve
malore Uri, Schwyz dhe Unterwalden në vitin 1291 nënshkruajnë një Deklaratë Federale.
Palët që hodhën firmën në këtë
deklaratë, zotoheshin për tu
bashkuar kundër pushtimit të
Perandorisë së Shenjtë Romake
dhe Dinastisë së Habsburgëve
që mbanin në dorë Dukatin e
Austrisë.
Kjo federatë nga perandori
morën një dokument që garantonte auto ??????????????????)???????????A?????????????((0