shq
ip
12
3 rregulla të arta për tu bërë një miliarder
Studimi i bërë gjatë periudhës 5-vjeçare nga ana e një kompanie kineze të sondazheve duke biseduar me pasanikët e Kinës, SHBA,
Indisë dhe të vendeve të Evropës, nxori në pah tre veçori themelore me të cilat dallohen miliarderët prej njerëzve të tjerë.
[KTU / AID-3912]
Në një artikull të publikuar në
revistën Forbes (pas studimeve
të bëra të pjesëmarrësve në
sondazh) tërhiqet vëmendja që
faktorët më të rëndësishëm për
tu bërë miliarder të shpeshtën e
rasteve janë shansi dhe kohezioni. Një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe bashkëshortja/
ti. Personat të cilët nuk frikësohen nga humbja, kreativ dhe të
martuar me persona të duhur,
marrin më lehtë veçoritë e miliarderit se të tjerët.
Sekreti i parë për të
qenë i pasur është të
mos keni frikë nga
humbja...
Sipas studimit të bërë
nga ana e China Market Resear-
ch Group, sekreti i parë i pasurisë është të mos keni frikë nga
humbja. Personat me të cilët
kontaktuan studiuesit zakonisht vazhdojnë në rrugën e sigurt
dhe të lehtë dhe në rast se detyrohen për të rrezikuar për të
ndryshuar situatën, ata edhe
rrezikojnë.
Edhe nëse miliarderët gabohen
në zgjedhjet e tyre, ata bëjnë
të ditur se nga këto gabime nxjerrin mësime dhe vazhdojnë
rrugën. Këta persona nuk lejojnë që përvojat e këqija të ndikojnë në optimizmin e tyre për
të ardhmen.
Një ish-drejtues i një kompanie
të internetit, me të cilin është
biseduar gjatë këtij studimi,
deklaroi se para shpërthimit të
aksioneve teknologjike, vlera e
kompanisë, të cilës nuk deshi të
jap emrin, ishte mbi 1 miliardë dollarë, por pas shpërthimit
kompania falimentoj. Ai pranoi
disfatën e tij dhe në vend se të
tërhiqet ai sërish ndërmori iniciativa dhe aktualisht ndodhet në
krye të një kompanie të re.
Kreativiteti...
Sipas artikullit të
revistës
Forbes,
nevoja e dytë më e
madhe e pasurisë është qasja në mënyrë kreative
ndaj problemeve për të fituar
burime të reja të të ardhurave.
Pjesëmarrësit në sondazh bënë
të ditur se në problemet me të
cilat u ballafaquan shikonin nga
një këndvështrim tjetër në dallim nga të tjerët dhe në vend se
të lejojnë që vështirësitë t’ju
shkatërrojnë jetën ata preferuan të ballafaqohen me problemin.
Në këtë studim, ku i jepet vend
opinioneve të udhëheqësit të
një kompanie të naftës, i cili
shpjegon përpjekjet e tij që
pompat e benzinës, që i posedonte para shumë vitesh mund
të shfrytëzohen më mirë. Kjo
ide e këtij udhëheqësi, i cili
projektoi idenë e bërjes pazar
gjatë mbushjes së sarbatorëve
të makinave me benzinë, fillimisht u pa e panevojshme, por
sot numri i pompave të benzinës
në të cilat nuk bëhet pazar është shumë i pakët.
Martesa e drejt...
Edhe pse tingëllon
pak e çuditshme por
veçoria e tretë e miliarderëve janë martesa
me personat e drejt. Pra rritja
duke patur përkrahjen e duhur
të bashkëshorteve gjatë iniciativave të rrezikshme. Të gjithë
pasanikët e botës, marrin përkrahje nga bashkëshortet dhe
kompanitë e themeluara nga
asgjëja i kthejnë në makina që
shtypin para.
Gjobë për posedimin
e mariuhanës!
Me anë të ligjit të ri vepra e posedimit të
marihuanës do të llogaritet si sjellje e keqe dhe nuk
do të regjistrohet në të dhënat e personit. Sipas
zbatimit që do të filloj prej këtij muaji në qoftë
se tek një person gjenden 10gr marijuanë ai do të
përjashtohet nga të gjitha procedurat ligjore, por në
vend të kësaj do të paguan gjobë prej 100 frankave.
[AKM / AID-3922]
Vendimi i marr para një viti ka
hyrë në fuqi duke filluar prej
këtij muaji. Qeveria deklaroi se
këtë ligj e vendosi për të unifikuar praktikat që ndryshonin nga
kantoni në kanton. Gjithashtu
duke i parandaluar rreth 30 mijë
lëndë që shqyrtohen çdo vit në
gjykata do të kursehet në shpenzime.
Në deklaratën e bërë nga ana e
Institucionit bamirës të quajtur
Vartësia e Zvicrës thuhet se “Burimet policore
nuk shpëtuan nga monitorimi i kontrabandimit të drogës”. Në të vërtet ky
rregullim erdhi në rend të ditës
me qëllim të zvogëlimit të pirjes
së marihuanës nga ana e fëmijëve. Sipas raportit të UNICEF-it,
Zvicra në mesin e 29 vendeve të
zhvilluara zë vendin e dytë pas
Kanadës.
Bëhet e ditur se 24% e numri
të përgjithshëm të fëmijëve të
grupmoshave 11,13 dhe 15 vjeç
përdorën marijuanë gjatë vitit të fundit. Ky ndryshim nuk
do të zbatohet për fëmijët nën
moshën 18 vjeç. Për këtë arsye
ekspertët thonë se duhet të merren masa të reja për mbrojtjen
e tyre.
Kiffer-Busse auf 100
Franken festgesetzt
Die neuen Bussen-Bestimmungen, sind seit dem 1. Oktober
in Kraft, unter andern auch die
Revision des Betäubungsmittelgesetzes. Erwachsene Kiffer
sollen künftig nur noch mit
einer Busse von 100 Franken
bestraft werden.