shq
ip
11
Mbledhin
dhëmbët e arit
të të vdekurve!
Lajmet se në hirin e kufomave të mbetura
pas djegies në krematoriume kërkohet ari
shkaktoi reagime të ashpra në opinionin
publik. Shitja argjendarëve e arit të
përfituar në këtë mënyrë nga ana e disa
krematoriumeve në Zvicër krijoj habi.
[AKM / AID-3926]
Kjo situatë e publikuar në një
kanal televiziv nga ana e një
krematoriumi në Solothurn ishte
shokuese. Zyrtari, i cili bëri të
ditur se kanë marr një mulli të
ri të hirit, deklaroi se në saje të
kësaj pajisjeje kanë mundësi ti
ndajnë disa metale nga hiri në të
njëjtën kohë ndajnë edhe arin e
mbetur. Udhëheqësi, i cili bëri të
ditur se nga ari i fituar në këtë
mënyrë brenda një kohe të shkurtë pas fillimit të zbatimit të
këtij procesi që e shitën argjendarëve iu solli të ardhura shtesë
prej afërsisht 35.000 frangave
dhe në këtë mënyrë zvogëluan
edhe shpenzimet e djegies.
Ndërsa një zyrtarë tjetër i një
krematoriumi në kantonin e Cyrihut deklaroi se një pjesë të të
ardhurave të fituara nga shitja
e arit i dhanë donacion institucioneve bamirëse. Ekspertët, të
cilët thonë se të gjitha krematoriumet në Zvicër janë në gjendje për të marr ari, theksojnë se
një pjesë e tyre fitojnë edhe nga
shitja e arit.
Ndërsa arsyeja e kësaj fillimisht
është pikëpamja morale. Mendimi se nga të vdekurit mund të
përfitohet ari nga ana e shoqërisë vlerësohet si mjaftë e shëmtuar. Në anën tjetër, kjo çështje
është mjaftë problematike nga
aspekti ligjor. Sipas deklaratave të bëra nga juristët metalet
e çmueshme të përfituara si rezultat i djegies së kufomave i takon trashëguesve. Për këtë arsye
krematoriumet duhet ti informojnë trashëguesit dhe të marrin
pëlqimin e tyre.
Sipas një studimi të bërë nga ana
e Unionit të Krematoriumeve të
Gjermanisë, prej çdo kufome të
djegur përfitohet afërsisht 2,2gr
ari. Në qoftë se marrim parasysh se në Zvicër brenda një viti
digjen afërsisht 53.000 kufoma,
të ardhurat e përfituara në këtë
mënyrë llogariten të jenë afërsisht 3.7 milionë franga. Ndrys-
he nga Zvicra përfitimi i arit në
këtë mënyrë në Gjermani është
mjaftë i përhapur. Gjithashtu
edhe rregullimet ligjore janë më
të përshtatshme për këtë.
Krematorien sammeln
Zahngold von Toten
In der Asche von kremierten Toten
findet sich immer wieder auch Zahngold. Einzelne Schweizer Krematorien verwerten das Gold und verkaufen es weiter. Dies stösst auf Kritik.