shq
ip
13
vend se të formojnë partin e tyre
preferojnë të punojnë për partitë aktuale.
Zgjedhjet në Gjermani
61 milionë e 800 mijë votues në
Gjermani në mesin e të cilëve
800 mijë janë me origjinë turke,
për herë të parë dolën në kutitë
e votimit pas krizës ekonomike që futi në vështirësi Evropën.
Partia e Unionit Demo-Kristian,
CDU e Kancelares Angela Merkel,
Fünf Prozent Abgeordnete mit Migrationshintergrund
Im neuen Bundestag ist die
Anzahl der Abgeordneten aus
Einwandererfamilien von 21 auf
35 gestiegen, das entspricht
einem Anteil von rund 5 Prozent.
Die Zahl der türkeistämmigen
Abgeordneten hat sich mehr als
verdoppelt. Und erstmals sitzen
zwei afrodeutsche Politiker im
Bundestag.
e cila 8 vjet resht e bëri Gjermaninë “liman më i sigurt në detin
e euros” dhe në këtë mënyrë rriti popullaritetin e saj, së bashku me partinë e vëllazëruar të
landit të Bavarisë, Unionit Social-Kristian, CSU, dolën fitues në
këto zgjedhje.
Mbetja nën barazhin e 5% me
vetëm 4,7% të votave të liberalëve të Partisë së Lirë Demokratike, FDP, që janë partnerë kyç të
qeverisë, ballafaqoi Merkelin me
përgatitjen e skenarëve për bërjen e koalicionit me konkurrentët
e saj të krahut të majtë. Merkel
me 42% të votave të fituara garantoj për të tretën herë postin e
kryeministres. Ndërkohë që Partia Social-Demokrate, SPD fitoi
26%, të gjelbërit 8% dhe Partia e
Majtë 8,5% të votave.
Në pritje se a do ta kaloj barazhin për të hyrë në parlament apo
jo Partia “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) fitoi 4,9% të votave. Çështja e hyrjes në parlament
të partive FDP dhe AfD do të përcaktohet pas rezultateve përfundimtare. Ndarja e deputetëve në
parlament është në këtë mënyrë: CDU dhe CSU 311, SPD 192, Të
Gjelbërit 57 dhe Partia e Majtë
60 deputet. Pjesëmarrja e votuesve në krahasim me zgjedhjet e
vitit 2009 u rrit për 4% dhe doli
në 73%. Me këto rezultate partia FDP prej vitit 1949 e këtej për
herë të parë mbeti jashtë parlamentit.
Sipas tablos aktuale parashikohet se vendi sërish është kthyer në periudhën e koalicionit
të madh. Merkel edhe gjatë periudhës 2005-2009 ishte në krye
të koalicionit CDU-SPD. Ndërkaq
konkurrenti i saj, lideri i partisë
SPD, Per Steibrueck ishte një Ministër i suksesshëm i Financave.
Duke e vlerësuar rezultatin si të
shkëlqyeshëm, Merkel në deklaratën e parë tha: “Së bashku do
të bëjmë atë që është e mundur që edhe këto 4 vite ti mbushim me suksese sikurse 8 vitet e
mëparshme”. Ndërsa Steinbrueck tha se “Topi tani është tek
Merkel. Duhet të siguroj shumicën për vete”. Gjatë periudhës
së krizës ekonomike që goditi Evropën, SPD në përgjithësi përkrahte politikat e Merkelit.
Në qoftë se arrin të formoj qe-
verinë, Merkel pas liderit të pasluftës Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl, i cili parapriu bashkimit të Gjermanisë, do të jetë
kancelarja e tretë që fitoj mandatin për të tretën herë. Edhe
nëse e përfundon detyrën e saj
në vitin 2017 ajo do të fitoj titullin e lideres e cila mbeti më
së shumti në pushtet në Evropë
dhe do ta marr titullin që mbante Margaret Thatcher, që qëndroi
në pushtet për 11 vjet. Epërsia
më e madhe e Merkelit, të cilën
populli e quan “Mutti” (Nënë),
është koalicioni më i suksesshëm
që ajo formoi pas bashkimit të
Gjermanisë në vitin 1990, mbajtja të gjallë të ekonomisë dhe ulja
e papunësisë nën nivelin e 7%.
Dihet se shumica e turqve deri
më tani e përkrahnin Partin Social-Demokrate (SPD). Preferenca e
dytë e tyre ishte Partia e të Gjelbërve. Por, iniciativat ndaj mërgimtarëve të realizuara nga ana
e CDU-së në pushtet, rritën edhe
numrin e votave të marra nga
turqit në këto zgjedhje. Ndryshimet në trendet e turqve, që për
vite njihen si votuesit e socialistve SPD dhe të Gjelbërve, perceptohet si mesazhi që “turqit tanimë nuk janë vetëm një zog në
dorë për SPD-në”.
Ndërsa me dështimin e koalicionit SPD-Të Gjelbërit, të cilën e
preferonin mërgimtarët, nuk pritet që të hidhen hapat pozitive në drejtim të përmbushjes së
pritshmërive të turqve për nënshtetësi të dyfishtë, lehtësimin e
kalimit në nënshtetësi gjermane
dhe mundësimi i sjelljes së bashkëshorteve nga Turqia me anë të
rrugës së bashkimit familjarë me
zbutjen e ligjeve të mërgimit.
Zgjedhjet në Gjermani dhe
Zvicra
Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani, do të sjellin edhe zhvillime pozitive, por edhe negative
për Zvicrën. Arsyeja e kësaj është Partia SPD, që është partneri i mundshëm i koalicionit të
Partisë CDU. Marrëveshja e tatimit që u nënshkrua vitin e kaluar
mes Zvicrës dhe Gjermanisë hasi
në rezistencën e SPD-së që detyroj në një marrëveshje të re.
Në rast se SPD sërish bëhet partner i koalicionit marrëdhëniet
me Zvicrën do të acarohen dhe
për këtë arsye në këtë shikohet me sy domosdoshmërish. Në
anën tjetër, dështimi për të hyrë
në kuvend të ish-partneri i koalicionit FDP, që njihet si miku i
Zvicrës, është një dëm tjetër nga
aspekti i Zvicrës.
Por, pritet që të ndiqet një politikë ekonomike që do ti kushtoj
më shumë rëndësi investimeve të
SPD-së. Në këto rrethana eksporti i Zvicrës në Gjermani, që është njëra prej vendeve në të cilën
Zvicra eksporton më së shumti,
do të vijë sërish në rend të ditës.
Zvicra në Gjermani eksporton në
sasi të konsiderueshme të materiale të investimeve.