shq
ip
12
Pesë përqind e deputetëve
me origjinë emigrante
Numri i personave me origjinë emigrante të cilët arritën të zgjidhen për parlamentin e Gjermanisë prej 21 arriti në 35. Kështu niveli i personave me origjinë emigrante arriti në 5,6%. Ndërsa u dyfishua edhe numri i deputetëve me origjinë turke. Në parlament për herë të parë arritën të hyjnë edhe dy deputet me origjinë afrikane.
[AKM / AID-3862]
Rritja e numrit të deputetëve
me origjinë emigrante në mesin e 630 deputetëve të rizgjedhur perceptohet si një zhvillim pozitiv. Por, në Gjermani, ku 19% të numrit të përgjithshëm të popullsisë e përbëjnë emigrantët, niveli i votuesve me origjinë emigrante është rreth 9%. Krahas kësaj deputetët me origjinë emigrante
e përbëjnë 1/3 dhe më shumë
se gjysmën e këtyre niveleve.
Ndërsa në krahasim me mandatin e mëparshëm 21 deputetë
prej 630 deputetëve sa janë
gjithsej përbënin vetëm 3.4%
të këtij numri. Ndërkaq ndarja
e deputetëve me origjinë emigrante të zgjedhur rishtazi sipas partive është mjaftë interesant. Në mesin e deputetëve
të partive CDU/CSU të cilat formojnë grupin më të madh me
311 deputetë vetëm 9 janë me
origjinë emigrante (më pak se
3%), ndërsa grupi i SPD-së që
është grupi i dytë më i madh,
radhitet në krye me 12 deputetë me origjinë emigrante.
Por, në mesin e 192 deputetëve 6,3% janë me origjinë emigrante.
Në mesin e 64 deputetëve të
partisë së majtë 7 janë me origjinë emigrante (10,9%), ndërsa tek të gjelbërit në mesin e
63 deputetëve prapë 7 janë me
origjinë emigrante (11.1%). Realiteti që nxori në pah kjo tablo është se me rritjen e partisë
mërgimtarëve u jepet më pak
vend në parti.
Në qoftë se shikojmë në vendet e prejardhjes së këtyre deputetëve pika e parë që tërheq vëmendjen janë dy deputetë me origjinë afrikane të
cilët për herë të parë arritën
të hyjnë në parlament. Ndërsa
më e çuditshme është se numri i deputetëve me origjinë turke në krahasim me mandatin e
mëparshëm nga 5 arriti në 11
që do të thotë se është rritur
pak më shumë se dy herë. Nga
5.8 milionë emigrantë sa jetojnë në Gjermani, vetëm 0,8 milionë (12%) përfaqësohen nga
ana e deputetëve, ndërsa në
mesin e 0.8 milionëve përqindja e deputetëve ke origjinë turke i afrohet të 30%.
Ndërsa arsyeja kryesore e kësaj
është interesimi i madh i emigrantëve turq për politikë. Ndërkohë që bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhje në përgjithësi ishte 73%, supozohet
se pjesëmarrja e votuesve me
origjinë turke ishte rreth 90%.
Gjithashtu bëhet e ditur se votuesit me origjinë turke punojnë gati në çdo parti. Si rezultat i kësaj rreth 60 qytetarë me
origjinë turke ishin kandidat
për këto zgjedhje të partive të
ndryshme.
Edhe Partia BIG (Unioni për Risi
dhe Drejtësi), e cila për shkak të prejardhjes së themeluesve dhe kandidatëve të kësaj partie në opinionin publik njihet si partia turke, mori
pjesë në 4 lande. Unioni për
Risi dhe Drejtësi, BIG mori gjithsej 17 mijë e 965 vota. Përqindja e votave që Partia BIG mori
në Gjermani në përgjithësi është 0,04% ndërsa votat e para ishin vetëm 2 mijë e 678. Ky rezultat tregoi se mërgimtarët në