Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 3

Myslimanët në kryeqytet EDITORIAL Besimtarët mysliman çdo të premte falin namazin e xhumasë. Për të realizuar këtë rit fetar atyre i duhet një hapësirë me e madhe në mënyrë që sa më lehtë të madhërojnë Zotin e tyre. Por si duket kjo e drejt po u cenohet atyre. Nevoja për xhaminë e madhe është shumë evidente, dhe ky kult ri që do të ngrihej do t’i ndihmonte shumë besimtarët mysliman të qytetit të Prishtinës të kryenin me lehtësi obligimet e tyre. Duke e shikuar nga ky këndvështrim kuptojmë që me të vërtetë parashtrohet nevoja për ndërtimin e një xhamie të madhe për Kryeqytetin. Rrjedhimisht në këtë aspekt komuna duhet të respektojë pjesën dërrmuese të qytetarëve dhe të angazhohet për gjetjen e një trualli. Komuna është ajo që duhet t’u del në ndihmë qytetarëve të saj për realizimin e aspiratave dhe të drejtave të tyre, pra në këtë kontekst, qytetarët po kërkojnë ndihmën e komunës për ndërtimin e kësaj xhamie kaq të përfolur. Komuna duhet të marrë të gjitha masat në këtë drejtim dhe t’i ketë parasysh të gjitha kërkesat e qytetarëve, po ashtu edhe nevojën që ata e kanë për një xhami të madhe. Nga ana tjetër qytetarët e shohin dëshminë se në qendër të Prishtinës është duke u ndërtuar një katedrale shumë e madhe, megjithëse numri i besimtarëve katolik në Prishtinë është shumë i vogël nëse e krahasojmë me atë të besimtarëve mysliman. Por megjithatë ata nuk janë kundër ndërtimit të kësaj katedraleje, sepse edhe besimtarët katolik duhet të kenë një vend ku ata i kryejnë ritualet e tyre fetare. Është shumë vështirë për ta pranuar një fakt të tillë për arsye se komuna nuk po merr të gjitha masat për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Andaj Komuna e Prishtinës me kryetarin e saj duhet që sa më shpejt të marrin vendime sa më të drejta që do të çonin drejt zgjidhjes së kamotshme të besimtarëve mysliman, me rastin e ndërtimit të një xhamie të madhe , kështu duke plotësuar nevojat e qytetarëve. Shpresa vdes e fundit.... Kryeredaktori Valter Nasufi Prof. Dr. Qazim Qazimi Dekani i ri i FSI-së Pas një konkursi për dekan të datës 15 prill,përball 4 kandidateve për postin e dekanit të FSI-së. Bashkësia Islame e Kosovës me 12 maj ka emëruar zyrtarisht Qazim Qazimin me shumicë votash në detyrën e Dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame. Qazim Qazimi u lind më 11 tetor 1946 në katundin Llovcë të Gjilanit. Rrjedh nga një familje fetare dhe arsimdashëse. Shkollën fillore e nisi në Llovcë (katër vjet) dhe e mbaroi në Pogragjë me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1962 regjistrohet në Medresenë “Gazi Husrevbeg” në Sarajevë dhe e vazhdoi në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës, të cilën e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Pas kryerjes së Medresesë, në vitin akademik 1967/68, regjistrohet në Fakultetin Filologjik- Degën e Orientalistikës në Beograd, ku qëndroi vetëm një semestër, ngase kishte fituar një bursë për të studiuar në Universitetin e Bagdadit në Irak. Më 1968 regjistrohet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Bagdadit në Degën e Letërsisë dhe të Sheriatit Islam dhe në qershorin e vitit 1972 diplomoi. Gjatë qëndrimit në Bagdad ka kryer edhe kursin e gjuhës arabe në Fakultetin e Filologjisë. Pas kryerjes së studimeve në Bagdad, kthehet në Kosovë dhe në shtator të vitit 1972 filloi punën profesor në Medresenë “Alaud-din” të Prishtinë. Prof. Qazim Qazimi ka kryer edhe studimet pasuniversitare në Degën e Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjisë. Magjistroi më 25 dhjetor të vitit 1995, me temën “Ndikime orientale në veprën letrare të Naim Frashërit”. Në Universitetin Prishtinës e ka fituar edhe gradën e doktorit të shkencave filologjike më 23 maj të vitit 2001 me tezën “Jeta dhe vepra letrare e Muhamed Çami. Në tetor të 2010 është zgjedhur dhe ka marrë titullin akademik Prof. Ordinar (Prof. dr.) në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Prof. dr. Qazim Qazimi është pjesëmarrës i disa tryezave shkencore, simpoziume dhe seminareve bile edhe në ato ndërkombëtare. Është autor i më shumë 50 njësive bibliografike, studime dhe artikuj të ndryshëm, që i ka botuar në revistat dhe gazetat tona gjatë periudhës 1975-2011. Deri më sot ka të botuara 9-të vepra-studimesh monografike, tekst