këshillë
8.Zgjedhja vetëm e asaj që është e lehtë
Shpesh i gjejmë dëgjuesit e dobët që i shmangen edhe
dëgjimit të prezantimeve serioze në radio apo televizion. Ka shumë lehtësime në dispozicion për dëgjimin
por kjo është zgjedhja e tyre. Zakoni për t’u shmangur
madje edhe prezantimeve moderne të vështira për tu
shpjeguara në një kohë të caktuar të dëgjimit mund të
pengoj secilin që ka nevojë të shfrytëzoj dëgjimin si
një mjetë të mësimit.
9.Lënia e emocioneve
Është fakt se disa fjalë mbajnë një ngarkesë të tillë
emocionale sa që ato mund të shkaktojnë tek dëgjuesi
për të rënë dakord me folësin si: veprimet pohuese
dhe feministë. Është budallallëk që një simbol kaq i
thjesht të qëndroj në mes nesh dhe mësimit.
10.Humbja në mes ndryshimit të fjalës dhe shpejtësisë së mendimit
Amerikanët mund të flasin në një mesatare prej 125
fjalë për një minutë në një bisedë të zakonshme.
Folësi para publikut e ngadalëson atë në rreth 100
fjalë për një minutë . Sa shpejt dëgjuesi, dëgjon ? Ose
për ta bërë pyetjen në mënyrë më të mirë,
a thua sa fjalë mund ose
mendojnë që njerëzit
në gjendje normale
mund të dëgjojnë?
Në qoftë se të gjitha
mendimet e tyre janë
të matshme në fjalë
në minutë është
një grackë. E
josh dëgjuesin
në një ndjenjë
të rremë të
sigurisë.
Megjithatë,
me trajnime
në fushën e
dëgjimit, dallimi në
mes
shpejtësisë së mendimit dhe shpejtësisë së fjalës
mund të bëhet një burim i një fuqie të jashtëzakonshme. Dëgjuesi mund të dëgjoj çdo gjë që folësi thotë
dhe jo çfarë ai/ajo harron, ata mund të dëgjojnë edhe
në mes rreshtave dhe të bëjë vlerësimin e përparimit
të shpejtësisë. Për ta bërë këtë për ta shfrytëzuar këtë
fuqi, dëgjuesi i mirë duhet patjetër që në mënyrë automatike të praktikoj tri aftësitë e përqendrimit :
Parashikimi i pikës së radhës :
Dëgjuesit e mirë përpiqet që të parashikoj pikat
e radhës që folësi mund të bëjë gjatë zhvillimit të
lëndës. Nëse ia qëllojnë, fjalët e folësit vetëm se i
forcojnë supozimet e tyre. Nëse supozojnë gabimisht,
ata përpiqen të zbulojnë pse ata dhe folësi nuk u
pajtuan në mendime. Në rastin tjetër, shanset e të
kuptuarit dhe mbamendjes të asaj çfarë është thënë
është pothuajse dy herë sa do të ishte nëse do të kishte
dëgjuar pasivisht.
Identifikimi i materialit mbështetës:
Dëgjuesit e mirë përpiqet të identifikoj materialin
mbështetës për folësin. Në fund të fundit, një person
nuk mund të vazhdoj tutje pa bërë të qartë pika pa i
dhënë dëgjuesit disa prej çështjeve mbi të cilat janë
bazuar konkluzionet, dhe tulla dhe llaç që janë përdorur për të ndërtuar argumentin duhet të shqyrtohet për
saktësi.
Përmbledhja:
Me shpejtësinë e madhe të mendimit që gjithsecili
e ka , është shumë e lehtë të përmblidhet për pesë
sekonda pikat kryesore të përfshira nga folësi për
pesë minuta. Kur folësi ndalet të marrë një gllënjkë
të ujit se të ecë përreth dërrasës së zezë që të shkruaj
diç apo të merr frymë thellë, dëgjuesi me përvojë e
bën një përmbledhje mentale. Një gjysmë duzinë
e përmbledhjeve nga pikave kryesore të një
diskutimit pesëdhjetë minutash lehtë do të
dyfishonte të kuptuarit dhe ruajtjen e pikave
më të rëndësishme të diskutimit .
Përktheu dhe përshtati :
Gentian Jetishi
Redaktor profesional :
prof. Besar Sejdiu
13