Zgjimi Islam
Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
Nga Kur’ ani:
“ Allahu do t’ i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.”( Muxhadele: 11)
“ Thuaj:“ A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!”( Ez-Zumer: 9)
Nga Hadithi:
Transmetohet nga Ebu Derda r. a. se e ka dëgjuar Pejgamberin s. a. v. duke thënë:“ Kush niset për të kërkuar dije, Allahu do t’ ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Vërtet, engjëjt i hapin krahët e tyre( në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia për veprën e tij. Për dijetarin kërkon falje çdo gjë që është në qiej dhe në tokë, madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është si vlera e hënës ndaj planetëve tjera. Vërtet, dijetarët janë trashëgimtarë të Dërguarve. Të Dërguarit nuk lanë trashëgimi as dinarë, as dirhemë, ata lanë trashëgimi dijen, andaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe.”( Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Urtësi
Thënie të Urta nga gjigandët muslimanë:
“ Njerëzve të dijes përpara jush, sa më shumë që u shtohej dija, u shtohej urrejtja ndaj dynjasë, ndërsa sot, sa më shumë t’ i shtohet dija dikujt, i shtohet edhe dëshira për këtë dynja. Para nesh, njerëzit shpenzonin pasurinë, për të fituar diturinë, ndërsa sot, e përdorin diturinë, për të fituar pasuri.”( Dhu Nun El-Misri)
“ Më i dashur tek unë është një bujar inteligjent, sesa një dijetar koprrac”( Bishrul Hafij)
“ Katër cilësi e ngrejnë njeriun: Dija, edukata, amaneti dhe nderi.”( Sirij Es-Siktij)
“ Prijësi i çdo pune është dija, ndërsa prijësi i çdo dije është interesimi dhe këmbëngulja në kërkimin e saj.”( Ahmed ibn Asim El-Entakij)“ Dera e çdo dije të dobishme është studimi, përpjekja dhe lutja që Allahu të të japë bereqet.”( Ebu Kasim El-Xhunejd)“ Dy gjëra janë më të bukurat në kohën tonë: Një dijetar që punon me dijen e tij, dhe njohësi( arifun) i Allahut që shpreh rreth të vërtetave të Tij.”( Ebu El-Husein En-Nuri)
Thëniet e urta janë marrë nga Libri“ Gjigandët e shekujve” Përmblodhi: Selver Krasniqi
38