Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 14

Zgjimi Islam Hadith Përzierja e mrekullueshme , Qumështi i nënës Intervistë Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.” (Kur’an, 31:14) Shkencë Histori Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme e krijuar nga Allahu për të plotësuar nevojat ushqyese të bebës dhe t’a mbroj atë kundër infekcioneve të mundshme. Ekuilibri i ushqimit në qumështin e nënës është në nivelet ideale dhe qumështi ka përbërjen ideale për trupin e papjekur të bebës. Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Njëkohësisht, qumështi i nënës është gjithashtu shumë i pasur me vlera ushqyese që përshpejtojnë rritjen e qelizave të trurit dhe zhvillimin e sistemit nervor. 95 ushqimet artificiale të bebave të përgatitura me teknologjinë e sotme nuk mund të zëvendësojnë këtë ushqim të mrekullueshëm. Lista e përparësive për ushqimin e bebës me qumështin e nënës është duke u shtuar çdo ditë. Hulumtimet kanë treguar që bebat të cilat ushqehen me qumështin e nënës janë veçanërisht të mbrojtura kundër infekcioneve lidhur me sistemin e frymëmarrjes dhe sistemin tretës. Kjo është sepse antitrupat në qumështin e nënës sigurojnë një mbrojtje direkte ndaj infekcioneve. Të tjera karakteristika anti-infektuese të qumështit të nënës janë se ofron një ambient mikpritës për bakterien “e mirë” të quajtur “flora normale” në këtë mënyrë duke ndërtuar një pengesë për bakteriet e dëmshme, viruset dhe parazitët. Gjithashtu, është vërtetuar se janë disa elemente në qumështin e nënës që rregullojnë sistemin imunitar kundër sëmundjeve infektuese dhe e lejojnë atë të funksionojë në rregull. 96 Kuriozitete Për shkak që qumështi i nënës është projektuar posaqërisht, ai është ushqimi më së lehti i tretshëm për bebet. Pavarësisht që është shumë i ushqyeshëm, tretet lehtë nga sistemi i ndjeshëm tretës i bebës. Meqenëse beba shpenzon më pak energji në tretje, është në gjendje të përdor atë energji për funksione tjera trupore, rritje dhe zhvillim organesh. Qumështi i nënave që kanë pasur fëmijë të parakohshëm përmban nivele më të larta të yndyrës, proteinës, natriumit, klorit dhe hekurit për të përmbushur 14 nevojat e bebës. Në të vërtetë, është vërtetuar se funksionet e syrit zhvillohen më mirë te bebat e parakohshme të ushqyera me qumështin e nënës dhe se ata sjellin rezultate më të mira në testet e inteligjencës. Përveç kësaj, ata gjithashtu kanë një numër të madh përparësish tjera. Një nga mënyrat në të cilën qumështi i nënës është i rëndësishëm pë