Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 26

kur’ anore ndodhën gjatë takimeve të atypëratyshme dhe si përgjigje e kërkesave të njerëzve.
Ata që kryenin mrekulli nuk kërkonin famë, lavdi apo pasuri. Përkundrazi, motivi ishte që t’ i sillnin lavdi Zotit xh. sh..
Larmia e mrekullive në Kur’ an tregon se nuk mund të ishin thjesht vepra njerëzore. Për shembull, dalja e deves nga shkëmbi, mosdjegia nga zjarri, ndarja e detit, ringjallja e të vdekurve, ndarja e hënës, etj. Të gjitha këto mrekulli e shumë të tjera tregojnë se pas tyre duhej të ishte një fuqi mbinjerëzore që ushtron ndikim në të gjitha format e materies.
Kundërshtarët që i panë mrekullitë s’ e vunë në dyshim që ato ndodhën. Mirëpo shumica, edhepse i panë ato, prapë vazhduan me të vjetrën, duke mohuar dhe etiketuar profetët.
Atëherë, a mund të besojmë atë që na thotë Kur’ ani për mrekullitë? Nga ajo që sapo shqyrtuam, është e qartë se tregimet kur’ anore kanë vulën e besueshmërisë. Ai gjithashtu përmban shumë këshilla për lumturinë në marrëdhëniet njerëzore, këshilla që kanë ndihmuar njerëz të të gjitha moshave dhe shtresave. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet njerëzore, është vërtetuar se këshillat kur’ anore s’ kanë të krahasuar. Nëse dikush ende nuk ka besim ta plotë tek Kur’ ani, pse të mos gjej kohë dhe ta shqyrton atë me kujdes? Sa më shumë ta njohim, aq më shumë do të besojmë në të. Do të kuptojmë se mund t’ i besojmë asaj që thotë Kur’ ani për mrekullitë e së kaluarës. Po t’ i besojmë ato ngjarje, do të kemi një bazë të fortë për t’ i besuar edhe mrekullitë e të ardhmes së afërt. Nëse një kirurg do të kryente tek ne një ndërhyrje të ndërlikuar, si do të ndiheshim po të zbulojmë se nuk ka bërë kurrë më parë një operacion të tillë?
Zgjimi Islam
Pa dyshim që do të shqetësoheshim. Nga ana tjetër, po sikur të merrnim vesh se ky mjek është kirurgu më i mirë në fushën e tij dhe se ka kryer me sukses qindra operacione sikur ky i yni, a nuk do të kishim shumë më tepër besim se do të na ndihmonte edhe neve? Bota e sëmurë ku jetojmë ka nevojë për një“ kirurgji” rrënjësore. Me anë të Fjalës së Tij, Kur’ anit, Allahu xh. sh. ka premtuar se tokën do ta trashëgojnë besimtarët vepërmirë që punojnë sipas urdhërave të tij. Por, që të ndodhë kjo, së pari duhet hequr ligësia; duhet zhdukur fare. Të gjitha kushtet e mjerueshme që shohim përreth duhen shkulur me rrënjë. Kjo do të kërkojë një mrekulli në kuptimin e plotë të fjalës. Ne muslimanët besojmë se këto ndryshime kolosale do të ndodhin së shpejti. Pse e besojmë këtë? Sepse mrekullitë që Allahu xh. sh. ka kryer tashmë, dëshmojnë se ka fuqinë t’ i përmbushë premtimet. Kështu, duke mësuar rreth premtimeve kur’ anore dhe profetike për të ardhmen, teksa forcohet besimi, do të na rritet edhe shpresa – shpresa që të jetojmë në kohën kur vetë ne do të nxjerrim dobi nga mrekullitë që do të kryejë Zoti xh. sh.. Ashtu qoftë! Amin! ___________________________ 1. Grup autorësh,“ Fjalor i gjuhës shqipe”, ribotim, sh. b.“ Rilindja”, Prishtinë 1976. 2. Deedat, Ahmed,“ Kur’ ani – Mrekullia e mrekullive”, ribotim, shtyp.“ Mozaiku”, Podujevë 2007. 3. Kethir, Hafidh Ibn,“ Mrekullitë e Muhamedit a. s.”, shtyp.“ Fokus Print”, Prishtinë 2008. 4. Maqsood, Ruqaiyyah Waris,“ Fjalor bazë i Islamit”, boton:” A. C. F. O. S. books”, Tiranë 2008. 5. Negjari, Zaglul,“ Mrekullia shkencore në Kur’ anin Madhështor”, boton“ AICC”, New York 2004. 6. Nursi, Bediuzzaman Said,“ Isharat-ul-I’ xhaz – Shenjat e mrekullisë”, Stamboll, 2010.
Besmir YVEJSI / II
26