Mrekullitë a ndodhin vërtet dhe pse duhet të na interesojnë ato?
“ Është krejtësisht e arsyeshme të besosh te mrekullitë. Ato nuk bien në kundërshtim me besimin fetar, por tregojnë se Zoti e do krijimin dhe përfshihet vazhdimisht në të”.( Robert Larmer, profesor filozofie)
Çfarë është një mrekulli? Sipas kuptimit gjuhësor është një ngjarje përtej çdo fuqie të njohur njerëzore a natyrore dhe zakonisht i atribuohet një lloj fuqie mbinatyrore apo fenomen që ndodhë jashtë rendit të natyrës, që nuk shpjegohet me ligjet e saja, po me anë të një force të mbinatyrshme. Ndërsa sipas kuptimit fetar mrekullia( mu’ xhize) konsiderohet si vepër e Zotit që në çfarëdo mënyrë i thyen ligjet e natyrës ose ndërhyn tek to për të shkaktuar disa ndodhi mahnitëse, ku njerëzit e devotshëm synojnë që të kenë besim të fortë tek to mbi bazën se Zoti mund të bëjë çfarë të dëshirojë, mund të ndërhyjë dhe të shkëpusë ligjet e natyrës si të dojë Ai. A beson te mrekullitë? Siç duket nga citimet e mësipërme, për këtë ka mendime nga më të ndryshmet. Por, si do t’ i përgjigjesh ti pyetjes? Ndoshta ngurron të thuash:“ Po, besoj.” Mbase mendon se po ta bësh këtë, mund të dukesh si i dhënë pas besëtytnive ose i paarsimuar. Mjaft njerëz mendojnë njësoj. Nga ana tjetër, ndoshta je i bindur se mrekullitë ndodhin vërtet. Ka mundësi të besosh te mrekullitë e dokumentuara në Kur’ an, si ajo e hz. Musait a. s. që e ndau detin. Mund të besosh edhe se mrekullitë ndodhin në kohën tonë. Në fakt, një raport i kohëve të fundit tregon se“ një numër domethënës i popullsisë së botës, p. sh. perëndimore, tre të katërtat e tyre vazhdojnë të besojnë tek mrekullitë”.
Zgjimi Islam
Për më tepër, mrekullitë nuk i besojnë vetëm muslimanët. Sipas një enciklopedie( Britannica Encyclopedia of World Religions), besimi te ngjarjet e mrekullueshme“ është tipar thuajse i të gjitha feve”. Ndoshta i përket një grupi të tretë, që do të përgjigjej:“ Nuk e di dhe as më intereson fare! Në jetën time nuk ndodhin mrekulli!” Vërtet, pse duhet të na interesojnë mrekullitë? Mendo për këtë situatë: ta zëmë se kemi një sëmundje të pashërueshme. Po të lexojmë një lajm të një reviste të famshme mjekësore për një ilaç të ri që mund të na shërojë, a nuk do t’ ia vlente që të hargjojmë të paktën pak kohë dhe energji për të shqyrtuar faktet? Në mënyrë të ngjashme, Kur’ ani premton se së shpejti do të ndodhin disa mrekulli mbresëlënëse. Ato do të ndikojnë në jetën e çdo krijese në planet. A nuk do t’ ia vlente që të harxho- 24
jmë pak kohë dhe energji për të parë nëse ky premtim është i besueshëm? Në vazhdim do t’ u përgjigjemi tri kundërshtimeve të përhapura për mrekullitë.
Kundërshtimi 1: Është e pamundur të ndodhin mrekullitë, sepse janë kundër ligjeve të natyrës. Kuptueshmëria jonë për ligjet e natyrës bazohet në vëzhgimet që kanë bërë shkencëtarët në botën natyrore përreth nesh. Megjithatë, këto ligje ngjajnë me rregullat gramatikore të një gjuhe, nga të cilat ka edhe përjashtime. Në fakt, kuptueshmëria jonë për ligjet të natyrës mund të jetë e kufizuar. Një shkencëtar i përkushtuar mund të ketë kaluar një jetë të tërë duke studiuar një ligj të natyrës. Por, do t’ i mjaftonte vetëm një“ përjashtim” që të ri-shqyrtonte kuptueshmërinë e tij për atë ligj. Është e përafërsisht sikurse shprehja:“ Vetëm një mjelmmë e zezë e hedh poshtë teorinë se të gjitha mjellmat janë të bardha”.
Një histori interesante tregon se sa e lehtë është të krijojmë një opinion pa i pasur të gjitha faktet. Një historian i tregonte një mbreti historinë e vendit të tij, dhe teksa ia përshkruante mbretit vendin, përmendi se ndonjëherë elefanti mund të ecte mbi ujë. Mbreti s’ e pranoi këtë dhe mendoi se historiani po e