Zgjimi Islam
Haxhi Vehbi Dibra-Agolli
Haxhi Vehbi Dibra-Agolli lindi më 12 mars 1867 në Dibër të Madhe, në një familje të nderuar e të njohur në veprimtari fetare e atdhetare, familjen e Agollëve. Ishte djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuar, Myfti i Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetarekombëtare. Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërua Myfti. Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj., pra, emërohet myfti i Dibrës, detyrë që e ushtroi deri më 1912.
Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët, Haxhi Vehbiu kuptoi qartë problemet dhe vështirësitë para të cilave gjendej Komuniteti Mysliman Shqiptar, të cilin ai e kryesonte. Ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t’ i hynte një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të ardhmes së atdheut. Ai theksonte se:“ Injorancën s’ mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë... pse jemi urdhnue për të studiue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të largëta për të studiue”. Sipas tij trashëgimia islame e mbetur prej të parëve duhej të bëhej e vazhdueshme në mënyrë që të barazohej me arritjet moderne,“ duke i shtyrë kufijtë e diturisë në horizonte me të largëta se ç’ kanë parafytyruar teologët dhe dijetarët e parë të trevave tona”.
Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij. Më 1912 shkon delegat në Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë( Senatit)( Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës), zëvendësonte Ismail Qemalin kur ai mungonte, por nuk ishte zv. kryeminister.
Të gjitha cilësitë e teologut islam personifikoheshin te Haxhi Vehbi Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentues i Kur’ anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij të larta e progresive, gjatë gjithë jetës së tij i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë inteligjencien e tyre në të mirë të fesë dhe vendit. Zotëronte shkëlqyeshëm arabishten dhe
14 osmanishten.
Haxhi Vehbi Dibra u emërua myfti i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, e më pas në 1923 në Kongresin e Parë Mysliman u zgjodh kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe Komuniteti Mysliman zgjidhi shumë çështje. Sistemoi të gjitha pronat e vakëfeve, i evidentoi këto me dokumentacionin përkatës të përpiktë, normalizoi shërbimin fetar në qytete e fshatra, realizoi një varg reformash centralizuese, sidomos në drejtim të vartësisë së faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenë për formulimin e statutit. Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë revistën e përmuajshme“ Zani i Naltë”. Ai ndikoi në hapjen e“ Medresesë së Naltë” në Tiranë. Në këtë mënyrë autoriteti i Komunitetit Mysliman Shqiptar u rrit shumë dhe vendosi lidhje me shumë vende islame. Më 1935 Haxh Vehbi Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës.
Haxhi Vehbi Dibra ishte një nga komentuesit më të shkëlqyer të Kur’ anit në gjuhën shqipe. Këto konferenca të mbajtura në xhami janë botuar në revistën“ Zani i Naltë”. Ndërsa në vitin 1993 botohen të plota në SHBA nga Imam Vehbi Ismaili, nën titullin
“ Ç’ urdhëron Kur’ ani?”
Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur’ anore thoshte:“ Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtësi...” Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut.
Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqipta rëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se,“ Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë”.“ Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë”.“ Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme.“ Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull”.