Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 11

Zgjimi Islam

Iftar me studente

Për nder të muajit të bekuar të ramazanit, me 30.07.2012 u shtrua iftar në Fakultetin e Studimeve Islame. Iftari u mbajt në ambientet e fakultetit me rreth njëqind( 100) studente. Me të vërtetë ky iftar ka qenë shumë i mirëpritur nga ana e studenteve dhe në të njejtën kohë i bëri bashkë përsëri në ambientin dhe atmosferën e fakultetit. Kjo iniciativ e studenteve u morr duke dashur që pas shumë vitesh ato të takohen me njëra-tjetrën, të njihen më shumë, ti shkëmbejnë përvojat dhe përjetimet e tyre. Në mënyrë të veçant të mos ketë boshllëk mes gjeneratave por të ekzistojë një lidhje që na ndihmon të ecim përpara. Në amfiteatrin e fakultetit u mbajt edhe një ligjerat e posaqme nga ana e Mr. Besa Ismailit e cila tregoi vlerën dhe rëndësin e nxënies së diturisë nga ana e gjinisë femrore dhe tregoi një historikë të shkurtër për femrën muslimane në përgjithësi, e në veqanti për punën e Departamentit të Gruas. Ajo dha mesazhe të shumta për studentet të cilat përfunduan fakultetin dhe i porositi që të punojnë dhe të kontribojnë në edukimin dhe këshillimin e brezave. Realizimi i këtij iftari nuk do bëhej pa ndihmën e atyre që kontribuan, andaj falenderojmë Bashkësin Islame të Kosovës, veçanërisht Mytiun Naim Tërnava i cili e financoi dhe e mbështeti iniciativen tonë. Ai na e mundësoi ta jetësojmë iden e cila për qëllim kishte ribashkimin e studenteve, shkëmbimin e përvojave dhe afrimin mes gjeneratave. E si qëllimi kryesor kishte tu tregojmë këtyre studenteve se Fakulteti po edhe Bashkësia Islame nuk i ka harruar dhe do ti mbështesë gjithmonë në ngritjen e vedijës fetare dhe shkencore në mesin e shoqërisë dhe vendit ku jetojnë.
Falenderojmë edhe Dekanin dhe stafin asministrativ të Fsi-së si dhe të gjitha studentet që i’ u përgjigjën ftesës sonë. Mbetemi me shpresë se do kemi mbështetje dhe përkrahje edhe në organizime të tjera, dedikuar studenteve por edhe masës së gjerë në përgjithësi.
Bardha Kqiku / II
11