Parathënie e domosdoshme
Çifti i ri, pasi vuri kurorë, u kthye në shtëpi.
-Pa hë, Varia, - i tha i shoqi. – Më kap fort për mjekre
dhe më tërhiq me sa fuqi ke.
-Një Zot e di se ç’të shkon në mendje!
-Jo, pse? Të lutem! Bëj si të thonë: më kap për mjekre
dhe ma tërhiq me sa fuqi ke!
-Lëri tani këto. E pse u dashka?
-Varia, të lutem... Jam unë ai që po ta kërkoj ta bësh!
Në më do, siç thua, duhet të më kapësh për mjekre
dhe ta tërheqësh me sa fuqi ke...
Hë, de, tërhiqe!
-Kurrën e kurrës! T’i shkaktoj dhembje njeriut që e
dua më shumë se jetën?... Jo e jo!
-Po jam unë ai që po të lutem!- i flet me ton të prerë
bashkëshorti i porsakurorëzuar.
-Më kupton? Unë po të lutem vetë... po ta kërkoj
vetë!
Më në fund, pas shumë nazesh dhe betimesh se kjo
që po i kërkohej ishte punë që s’bëhej, gruaja e re, pa
e pasur bindjen se kjo duhej bërë, por vetëm duke i
lëshuar pe këmbënguljes së të shoqit, ia fut gishtat
e hollë të dorës së vogël e nazike në mjekër dhe ia
tërheq me sa fuqi ka... I shoqi e duron, s’e tradhton as
dhe një rrudhë e fytyrës...
-E di? S’më dhembi fare! – tha nëpër dhëmbi i shoqi.
-Të betohem që s’më dhembi! Pa prit, tani do të tërheq unë për flokësh...
Burri i merr të shoqes në dorë një tufë floku sa më
pranë tëmthave dhe ia tërheq me sa forcë ka. Gruaja
këlthet e lebetitur dhe e sheh e zemëruar.
-Siç e pe dhe vetë, mikja ime, - i thotë burri, - jam
shumë herë më i fuqishëm se ti, por jam dhe po aq
më i durueshëm. Duhet ta mbash vath në vesh. Mate
mirë zellin që mund të tregosh për të më vënë përpara me grushte e kacafytje dhe mendohu mirë po
të duash të më çjerrësh dhe të më nxjerrësh sytë...
Shkurt fjalët, kija frikën tët shoqi!
38