Test Drive | Page 37

50 37 Por kurioziteti beri qe mendimet te perpunoheshin, ti perngjiteshin formave te artit dhe me pas perfytyrimet te beheshin konkrete. Keshtu linden shpjegimet, lindi nje bote e re fantastike, fryt I pamundesise, nje realitet I nje bote tjeter paralele me te guximshme, me permasa te paimagjinueshme plot hijeshi dhe bukuri perrallore. Kjo ishte mitologjia, e cila do te thote perralle, gojedhene per histori legjendare te hyjnive e gjysmehyjnie heronjve te lashtesise duke perfshire cdo gje te lindur nga fantasia perbindeshat, bime e kafshe me detaje poetike. Cdo dukuri ne natyre dhe ne shoqeri perceptohej dhe shpjegohej ndermjet miteve qe hap pas hapi vetevetiu krijonin perendi te reja, besime te reja. Tani gjendesha në mes të një fushe gjigande, aty ku mund të vështroja dy shtylla të rrënjosura fuqishëm në tokën që më mbante. U afrova dhe në to dhe vura re se dicka ishte gdhendur. Fshiva me dorë pluhurin dhe arrita të dalloj më qartë cdo shkronjë. “ MITOLOGJIA GREKE”, në shtyllën e parë dhe në të dytën: “ MITOLOGJIA ROMAKE”.