Test Drive | Page 31

56 31 Fati – Nenteme – Nje nga ceshtjet qe trajtohet qarte nga Homeri eshte Fati, si dicka e paracaktuar. Askush nuk e di se kush e paracaktoi fatin e heronjve te vepres, por dicka eshte e sigurte, qe personazhet e pranojne heroikisht fatin e tyre. Edhe pse ata e dine qe do te vdesin, ata vazhdojne dhe luftojne trimerisht. Te gjithe pranojne fatin e tyre, madje edhe Zeusi, i cili e ka mundesine te ndryshoje fatin, e pranon ate duke humbur djalin e tij te vdekshem, Sarpedonin. Dashuria – Nenteme – Prej dashurise se Paridit me Helenen, qe lindi si vullnet i Aferdites, nisi edhe lufta. Ne fakt as Paridi, as Helena nuk kane faj. Dashuria e tyre per njeri tjetrin ishte e paster, por ajo u keqperdor si motiv nga Agamemnoni per te pushtuar Trojen. Në shekullin e XIX një orientim I ri letrar e konsideroi letërsinë romake si imitim të thjeshtë të letërsisë së lashtë greke. Kjo pikëpamje është krejtësisht e gabuar. Megjithëse këto dy letërsi janë të një tipi sepse të një tipi ishin dhe shoqëritë në të cilën ato u zhvilluan dhe letërsia romake vërtetë pati ndikim te forte nga letërsia greke por kurresesi nuk mund te thuhet se ajo është kopje e thjeshtë e letërsisë greke. “Dhe sikur të mos kesh talent, vargun e lind revolta”shkruante rreth dy mijë vjet më parë, në satirat e tij poeti I shquar romak Juveliani. Gjithnjë poezia ka pasur nënë dy ndjenja te kunderta: urrejtjen dhe dashurinë. Asnjë ndjenjë e tretë nuk ka mundur ti japë asaj freski dhe forcë. Poetët secili në menyrën e vetë trajtuan tema dhe motive qe u përgjigjeshin ëndrrës së tyre për të ndriçuar mendjen e njerëzve.