84
3
PARATHËNIE
Njeriu me shpirt të mirë, e urren të
keqen me shumë guxim, dhe me
shumë guxim e bën dhe e proklamon
luftën e tij kundër të keqes, madje
edhe në rastet kur është i pagjasë.
Mirësia e ushqen atë deri në atë
masë, sa është për të besuar se
pikërisht ndjenja e mirësisë e mban
atë në jetë. Ushqim i tij jetësor nuk
është droja për veten, as nuk është
droja nga të tjerët. Ushqim i tij
jetësor është vetësakrifica, ajo gjëja e
paprovuar, që i mundëson ta ndjejë
atë si një mëkat të ëmbël. Ky mëkat i
ëmbël është për te si molla e ndaluar
e parajsës, shijen e së cilës s’mund ta
shijojë çdokush. KY ËSHTË NJERIU
I LETËRSISË.