Test Drive | Page 25

62 25 Afërdita, hyjnesha e dashurisë, e pllenimit dhe e bukurisë. Sipas homerit ajo ishte e bija e Zeusit dhe e Diones. Menelau, biri I mbretit të Mikenës dhe vëllai I Agamemnonit, n Spartë u martua me vajzën e mbretit Tindar, Helenën dhe u bë mbreti I Spartës. Rëndësia historike e letrsisë romake qëndron jo vetëm në faktin se ndihmoi në zhvillimin e letërsisë evropiane, po gjithashtu u bë hallkë ndërlidhëse në mes të letersisë greke dhe asaj evropiane. Idetë estetike të dramaturgjisë antike në teatrin e klasicizmit evropian depërtuan më tepër përmes veprës së dramaturgut romak Senekes sesa përmes Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit. Eposi evropian I asaj kohe I drejtoi sytë më tepër nga “Eneida” e Virgjilit sesa nga poemat epike të Homerit.