Rinia Aktive 1 Volume 1 | Page 5

Botimi i pare Faqja 5 FOL SHPEJT 20 MINUTA PER DIJEN! Fol Shpejt është një nismë e ndërmarrë nga një grup të rinjsh që duan edukimin, që shkruajnë, dhe që marrin vesh nga fusha të ndryshme të jetës. Ata vinë nga backgrounde të ndryshme dhe në vetëvete kanë vetëm një qëllim, edukimin. Grupi organizativ është i ndërgjegjshëm që ka shumë gabime të pazgjidhura në sistemin tonë të arsimit. Është fillimisht shkaku nga kun is e gjithë puna e kësaj nisme dhe është nëj nga arsyet kryesore pse stafi është kaq shumë I përkushtuar. Fol Shpejt është një nisëm që mbështetet tek përkushtimi I ndërsjelltë me qëllim dijen, për metodologjinë dhe për besimin në një hapësirë të re dhe alternative e të mësuarit. Është një silogjizëm I TED Talks; por nëse TED është një nismë globale, ne jemi më të fokusuar tek konteksti Shqiptar. Jemi drejt për së drejti në të njëjtën kohë të lidhur më çfarë ndodh me zhvillimet në rajon apo dhe botë, por këtë mundohemi ta reflektojmë duke ndihmuar situatën në shqipëri përmes promovimit të individëve që nuk gjejnë hapësirë për zërin e tyre; - dhe jo sepse nuk kanë diçka për të thënë por sepse janë pjesë e mungesës së kulturës së treguarit, nuk kanë guxim dhe sepse ambjenti përreth tyre (kështu si shkolla dhe të gjithë institucionet e tjera përreth) nuk përpiqen të jenë institucione mësimdhënie apo këshillimi, por një ambjent si çdo tjetër konkurence e padrejtë dhe shpesh abuzimi. Fol Shpejt është një nismë që synon të ringrejë çëshjte të ndryshme debati sa I përket edukimit, metodologjisë së mësmdhënies(pra sa dinamike dhe sa përfshirëse është kjo metodologji, deri tek dhe nëse marëdhënia mes instruktorit dhë mësimnënësi, dhe në çfarë baze është e ndërtuar ajo), e deri tek çështjet e profesionalizmit, praktikës, dhe sa është I aftë ky institucion apo këto institucione të gjitha bashkë të bëjnë të mundur krijimin e një profili të qëndrueshëm përmes një metodologjia ku përftohen vazhdimisht profesionistë. Fol Shpejt, nuk është si lëvizjet e tjera, është një nisëm e cila bazohet më shumë tek puna sesa fjalët. Nëse njerëzit vinë të flasin, apo bëhen lektorë tek Fol Shpejt, kjo sdo të thotë që sdinë se çfarë thonë, ata vinë me një kontekst dhe sjellin një kontekst nga realiteti që ata jetojnë vetë, dhe këtë mbi të gjitha duhen ta bëjnë në një formë sa më dinamike, dhe të jetojnë me sfidën më të madhe – atë që dikush tjetër mund të mos jetë I interesuar rreth asaj që ata thonë. Ne jemi me këmbë në tokë. Posi, ne kemi ambicie të mëdha, por ama punojmë me shumë kujdes, duke diskutuar, duke marrë vendime të matura, duke analizuar, por ama gjithnjë