Rinia Aktive 1 Volume 1 | страница 3

Botimi i pare Faqja 3 SHQIPERIA SOLIDARE, NJE HAP PERPARA I SHOQERISE CIVILE APO NJE THJESHT NJE FARSE MEDIATIKE? Ditët e fundit të vitit që lamë pas, përvec përgatitjeve për festat e fundvitit dhe një qetësie të zakonshme në arenën politike, ajo që më shumë në sy ishte një solidaritet më i lartë se zakonisht i shoqërisë civile në ndihmë të shtresave në nevojë. Qindra organizata, grupime qytetarësh, shkolla e universitete u bashkuan së bashku nën një moto të vetme “Shqipëria dhuron”. Duke qenë se isha edhe vetë pjesë e kësaj nisme arrita t’a shoh atë më në brendësi, të njoh edhe prapaskenat e saj. Refreni që shoqëronte cdo aktivitet, kudo ishte: “Shpresojmë që të mos na ndihmoni vetëm në ditë feste. Jeta jonë vazhdon gjatë gjithë vitit”. Dhe sigurisht përgjigjia ishte ne do të jemi gjithmonë pranë jush. Por a buronte kjo përgjigjie vërtetë nga zemra? A ishte ky thjesht një aktivitet dy javor për t’u dukur mirë përpara të tjerëve? Unë mendoj se gjithcka ishte më se e vërtetë dhe pothuajse të gjithë punuan në atë periudhë sepse vërtetë e ndienin Mund të marr për shembull aktivitetet të cilat u organizuan nga organizata në të cilën unë bëj pjesë, “I can change the ëorld”. Gjithcka lindi si një nismë e iniciuar në rrjetet sociale, e paimponuar nga askush. Përgjigjia ishte pothuajse e menjëhershme. Në thuajse dy javë 400 të rinj e të reja, jo vetem nga Tirana, u treguan të gjithë të gatshëm të kontribuonin si në ndihma materiale ashtu edhe pak nga koha e tyre në ndihmë të shtresave në nevojë. Ishte vërtetë dicka e vecantë të shihje buzëqeshjet në fytyrat e tyre kur vinin në pikat e grumbullimit të ndihmave. Për t’u vlerësuar janë edhe më se fenomeni i gjakmarrjes, për të kuptuar sa i gjerë ishte aktiviteti i kësaj nisme. Një organizim i tillë i shoqërisë, ndoshta i nisur nga zgjimi i saj pas protestës në lidhje me cështjen e armëve kimike nuk ishte parë kurrë në vendin tonë, por fakti që në krye të kësaj nisme ishte vendosur një organ shtetëror si Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë mund t’i bëjë disa skeptikë. Jo të paktë janë ata që e shohin këtë A mendoni se një përfshirje më e lartë e të nismë si dicka false me qëllimin e vetëm përfitimin politik dhe që rinjve në aktivitete jashtëshkollore do t’i bënte ata që të ishin më shumë aktiv në ka përfunduar tashmë. Nga shoqëri? komunikimi që unë personalisht, si dhe disa përfaqësues të o ɝ