Rinia Aktive 1 Volume 1 | Page 15

Kinematografia. Kinematografia eshte gjithashtu pjese e pandashme e rutines sone. Sot hapim televizorin te shohim lajme, dokumentare, filma ndersa me pare shiheshin filma bardhe e zi ne kinema. Kinematografia eshte arti I berjes se filmit e cila I ka fillesat ne shekullin e 19. I pari film ose me sakte “video” e bere nga Eadweard Muybridge ka qene filmimi I nje kali ne levizje te shpejta te kameres. Kinematografia mund te quhet si nje nga llojet e fotografise vetem se ketu cdo gje e shohim me levizje. Efektet e para te filmave kane qene bardhe e zi e me pas me kalimin e viteve ato u permiresuan duke u bere me ngjyra e duke iu perafruar imazhit real. Sot mund te bleme nje kamer duke e pare ate fillimisht nga megapixels ose nga qartesia e figures duke iu permbajtur reales ndersa me pare qartesia e figures ka qene e vaket dhe e zbehte. Ashtu si ne muzike, edhe filmat kane llojet e tyre. Te tille jane: komedi, drame, horror, thriller, fantazi etj. Ne to performojne aktore te talentuar qe satirizojne ose bejne me tragjike pjese te jetes. Ne ditet e sotme kemi shume mundesi zgjedhjesh per te pare nje film. Mund ta shohim ne shtepi perballe televizorit HD, 2D ose 3D por mund te ikim edhe ne kinema perballe nje ekrani te permasave te medha ta shohim filmin ne dy opsionet e permendura. Nuk dihet sa do te avancoje teknologjia ne kinematografi, por dihet se kjo qartesi e figures ne televizorat tane ose ne kinema nuk ka ku te shkoje me tej. Ajo I ka kaluar limitet e saj. Do te na pelqente shume qe ne te ardhmen te na krijohej pershtypja sikur te ishim brenda ne film. Ky do te ishte nje zhvillim teper I madh ne degen e kinematografise.