RINIA 12/10/2013 | Page 2

Shkrimtaret e se nesermes

2

Na ishte nje plak qe kishte vuajtur shume. Vuajtja per te kish qene pune e ndershme me ore te sterzgjatura, deri ne kufinj te mbijeteses. Kishte punuar aq shume saqe cdo njeri do mendonte se ky plak hjekakeq, tashme nuk arrinte t’i numeronte parate e tij nje pas nje…

Por, per fatin e tij te keq ai vazhdonte te vuante… jo me nga mbilodhja, por nga uria e tij dhe e familjes… perse, si eshte e mundur ???

Koha kur kishte jetuar ky plak i shkrete, i perbuzur, i vuajtur, i …, i … perbente ate qe quhet nate pa yje, diktature vrasese, shpirtrash e trupash. Vrasese kohet…

A mundet nje njeri qe ka punuar sa 10 te rinj sot, gjate gjysmes se jetes se tij, tani te qendroje ne radhe per te marre ca para (pencionin)?! Qe sa do t’i marri, do t’i perdori per te lare ca borxhe, per te bere ca erze, (se nderi, burreria e tradita vlejne me shume se jeta per plakun, me shume se barku i pa mbushur) e per te blere nje thes mielli me shpresen se do te mundet ta shoqeroje me pak produkt bulmeti qe e nxjerr nga lopa. Ajo se le kurre ne balte, ajo s’ka liste borxhesh, ajo eshte ndryshe… Sa shume dhemb. S’ka fjale sepse fjala kaperdihet e tretet ne vend te bukes. Po tani?...

Tani dicka dhemb me shume. Eshte fjala e te tjereve, fjala e bijve te plakut te shkrete. …Ajo fjale qe se di nga e merr fuqine per te shprehur pafuqi. Kjo fjale shigjetuese qe godet aty ku dhemb me shume se buka e pa ngrene, me shume se uji i pa pire, me shume se jeta e jetuar dhe se jeta e pa jetuar.

Merr force fjala e thote:

- A s’te vjen turp o plak, o babe…a s’te vjen zor ndopak per gjithe ate jete qe punove e gje ne drite nuk nxore? Nga i shpenzove gjithe ato para qe as nje strehe te pakten nuk na e trashegove?!

Plaku tashme i ka kaperdire fjalet ne vend te bukes por mundohet t’i nxjerri serish, sepse me pare vuan ai sesa bijte e tij, me pare vuan nga mungesa e fjaleve sesa nga mungesa e bukes. E plaku nis me i mbaru fjalet e tij e t’bijve t’vet:

-Me falni…per hir te pafajesise sime! Me falni qe e urrej servilizmin…me falni qe punova per ate qe nuk mu jepte kurre! …Dicka ta dini mire o bijte…e mi, sikur vetem pikezat e loteve e te djerseve te m’i barazpeshonin me monedha, une do te isha i kunderti i atij qe jam… se bashku me ju. Por une… Jetova ne nje lufte e luftova ne nje jete…

(Erisad Lugjaj - Na ishte nje plak…)

Foto nga arkiva