Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 3
Parathënie
Të përkujdesesh për një të moshuar do të thotë:
të mbështesësh atë në plotësimin e nevojave ose
të sipërmarrësh këtë proçes për të moshuarin,
të shoqërosh atë në situata të vështira,
të mbrosh e të përkujdesesh për shëndetin e
tij, të parandalosh dëmtimet në vazhdim,
të përshtasësh ambjentin e banimit dhe
atmosferën në preferencën e tij,
të përfshish pa sforcim mundësitë e tij
personale në proçesin e përkujdesjes.
Skënder DULE
President i Unionit Shqiptar
të Kujdesit për të Moshuar
Përkujdesja për të moshuarit është një tërësi marrdhëniesh
ndërpresonale, e cila zhvillohet ndërrmjet të moshuarit dhe
personit që përkujdeset për të. Në përgjithësi ajo është në varësi
të përvojës, botëkuptimit, vizionit mbi përkujdesjen, shëndetin,
sëmundjen, historisë jetësore, simpatis-antipatis dhe mundësive
të komunikimit ndërrmjet të moshuarit dhe
personit që përkujdeset për të.
Çlirohuni prej pikpamjeve tradicionale, për të parë vetëm
sëmundjen apo defiçitet shëndetësore të të moshuarit, përpiquni
për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe përcaktimin e nevojës që
qëndron prioritare, çfarë aftësish janë akoma të disponueshme
dhe planifikoni mbi këtë bazë së bashku me të moshuarin
përkujdesjen në rutinën e përditshme.
Faqe 3