Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 29
Farmacia e Shtëpisë
Në çdo shtëpi, por veçanërisht atje, ku duhet të përkujdeset
një i moshuar i sëmurë, farmacia e shtëpisë është një
ndihmë e rëndësishme dhe e nevojshme që të mund
ndërmerret diçka në raste aksidenti, dhimbjeje dhe
shqëtesimesh shëndëtësore. Më qëllim që Farmacia e
shtëpisë të mos përbëjë rezik, duhet të merren parasysh:
Të pozicionohet në një hapsirë të fresket dhe të thatë.
Të jetë e mbyllshme me çelës, në mënyrë që të mos arrihen
prej fëmijëve.
Të verifikohet rregullisht skadenca dhe gjëndja e
medikamenteve.
Të ndahen medikamentet sipas përdorimit të brendshëm.
dhe të jashtëm, materiali për mjekim dhe mjetet ndihmëse
Të nbahen vetëm medikamente dhe artikuj të përcaktuara si
të domosdoshme, si dhe medikamente të rekomanduara me
recetë nga mjeku përkatese.
Sipas mundësisë të mbahen dhe paketat origjinale së
bashku me fletën shoqëruese (informacionin për pacientin)
Të mos mbahet asnjë medikament apo artikull tjetër.
“ Të mbrohen prej nxetësisë” në temperaturë dhomë 20 0 C
gradë. “ Të ruhen në fresk” në temperaturën e frigoriferit.
4-15 0 C. Të sigurohen prej femijëve. Kurrë të mos mbahen
në mbajtëse të medikamenteve të tjera!
Faqe 29