Perkujdesje Praktike per te Moshuar ne Shtepi vjeshta e arte | Page 27
Ushqyerja
Në bashkëpunim me mjekun të
përgatitet një dietë me vlera të
plota si dhe lëndë kompesuese
tek të moshuarit e sëmurë rëndë.
Dhoma të jetë e ajrosur mirë.
Mundësisht i moshuari të ulet në tavoline për të ngrënë në
shoqëri me persona të tjerët.
Ose të ngrihet pjesa e sipërme e trupit dhe të vendoset
tavolina e shtratit.
Gjeni kohë, për të biseduar ulur me të moshuarin.
Të pyetet i moshuari për preferencat e tij të ushqyerjes.
Ti jepet mundësia që të lahen duart dhe të vetushqehet
Luga, piruni , thika etj të arrihet me lehtësi prej tij.
I moshuari duhet të shohë ushqimet e servirura.
Të përcaktohet rradha e ushqyerjes si pas dëshirës së tij
Mundësisht të coptohen ushqimet e forta si mishi etj.
Kujdes në problemet me gëlltitjen dhe frymëmarrjen.
Të jepen medikamentet para, gjatë ose pas ngrënies.
Përkujdesuni për dhëmbët dhe gojën. Poziciononi të
moshuarit si para ushqyerjes, sipas dëshirës ose sëmundjes.
Të vrojtohen dhe vlerësohen efektet pas ushqimit.
Në rast të vjellash i moshuarit të kthehet në anë, të
ndihmohet e të lehtesohet situata pa krijuar panik
Faqe 27