Pa Fokus | Page 55

Duke u përpjekur që të arrijmë maksimalisht qëllimin tonë dhe në fund përmbushim këtë qëllim përmes të treguarit sa më shumë rreth temave që marrin përsipër më poshtë është galeria e kuruar nga Marin Nikolli. Përmes kësaj librarie imazhesh të rikrijuara, autori mundohet që të tregojë fenomene të cilat janë të pranishme në realitetin tonë ashtu sikurse si ato uhstrojnë një peshë në mënyrën sesi mendojmë. Këtë muaj u zgjodh të flitej për depresionin e ekzistencës dhe për të tejkaluar veten përmes protestës, ashtu sikurse dhe për seksin, një fenomen që po arrin, mbase pikën më të lartë të të folurit për të e në të njëjtën kohë pikën pas të cilës mund të katapultohet në mos qënien e asaj që njohim sot prej saj. Protesta është kuptuar si një zgjidhje permanente mes asgjë, një përjashtim i vetëm dhe qënësor të ekzistencës shoqërore, kjo për shkak nga përceptimi i mirënjohur filozofik, se në në fakt përmes evoculiionit nuk ndryshon kurrë asgjë. Kemi marrë parasysh që revolucioni varet në premisën e marëdhënies së njeriut me idenë, ndërsa sa i përket të kundërstës së saj, është raporti i njeriut me njëri tjetrin. Ndërsa sa i përket seksit jemi munduar të kurojmë një galeri të tërë fotosh me objekte që nuk janë fetish dhe konsumeriste si objekte seksuale, por që kanë atë fund nëse njëtrajtëshmëria e evolucionit ndjek të njëjtin ritëm. +