Aktualisht pas dy vitesh nga organizimi i Pride-it të parë kemi një sensibilizim të
shoqërisë shqiptare për këtë faktor. Madje këtë vit për herë të parë u bë marshimi
për të drejtat e njeriut. Ndërkohe që pritshmëritë ishin të ulta, reagimi i publikut
ishte shumë i mire dhe pozitiv duke e inkurajuar këtë nisëm. Tashmë problemi
qëndron në një spektër tjetër, në atë te mëndjes së individit që është pjesë e këtij
komuniteti. Nuk më ndodh rralle që shumë miq të mij LGBT shprehen se ndjehen të kërcenuar nga shoqëria dhe shfaqin shenja të larta stresi patologjik, ndërsa në ato situata të përmëndura shpesh nuk ka asnjë faktor që i kërcënon apo i
cënon të drejtat. Kjo vjen si një sindromë që është pjesë e gjithë mentalitetit dhe
mënyrën së si arsyeton ky popull: “Vetëviktimizimi”. Njërëzit kërkojnë me anë të
viktimizimit mëshirën e bashkëbiseduesit dhe e shikojnë këtë faktor si rrugëdaljen
në shpëtimin dhe pranim. Çka më bën të mendoj është se kjo gjë ndodh në çdo
fushë të jetës, në një mazhorancë individesh të cilët e përdorin këtë mënyrë si një
rrugë për të mbijetuar.
Mbeten disa hallka të dobta përsa i përket çeshtjes së LGBT të cilat janë shkollat 9
vjecare dhe gjimnazet në të cilat kemi viktimat më të larta në këtë fushë. Zakonisht
këto janë viktima të dhunës psikologjike dhe fizike të përkufizuara nën emërtimin
bullizëm. Kjo ndodh për shkak se prinderit nuk kanë arritur të emancipojnë fëmijët
me mentalitetin e së tashmes dhe i induktojnë mendimin e ndarjes gjinore tejet
strikte. Kësisoj kemi, që nëpër këto shkolla kur një individ shfaq një sjellje ndryshe
nga kornizat standarte të futura në mëndjen e individit primar, shfaqjen e dhunës
përkundrejt bashkëmoshatarëve. Kjo shfaqje e bullizmit sjell një sërë pasojash
psikologjike si depresioni apo dhe deri në vetvrasje, por me punën e shumë prej
organizatave të shoqërise civile, bashkpunimit midis psikologëve dhe punojësve
social këto shenja po minimizohen në një mënyre drastike. Vlen për tu përmëndur
këtu që edhe të rinjtë vetë po ndërgjegjësohen kundrejt këtij fenomeni dhe kanë
filluar të thyejnë kornizat edhe steriotipet e krijuar nga mentaliteti i kaluar.
Realiteti i sotëm është shumë larg mendimit që na induktohet përtej medias dhe
masës. Aktualisht kemi një mbijetesë të komunitetit LGBT në një harmoni shumë
optimale përderisa ka punojës të ketij komuniteti në administratë, në shkolla, në
biznese dhe shumë fusha të tjera. Sot janë ndërtuar ambjente që frekuentohen
nga ky komunitet dhe për pjesën tjetër të shoqërisë është një gjë krejt normale.
Më e rëndësishmja që duhet përmëndur është që forcat e policisë së shtetit kanë
mbështetur në një masë shumë të lartë pjesen e mbrojtjes së këtij komuniteti.
Mund të përmëndim shumë raste këtu ku në zonat e thella persona pink ishin
abuzuar edhe policia e shtetit i ka mbrojtur në një mënyre shumë efikase. Ndërthurja e shumë faktorëve aktual në Shqipëri po e bën këtë komb që të emancipohet kundrejt shumë faktorëve që janë risi e epokës moderne.
+