Pa Fokus | Page 35

Një grimcë nga realiteti sot Njeriu ka arritur në hapat e zhvillimit më të fundit ndërkohë që çështjet globale që, diskutohen i përkasin spektrit të shkencës dhe teknologjisë. Por le të kthehemi në një prespektive tjeter dhe të mendojmë për njeriun i cili përballet çdo ditë me pyetje të ndryshme në lidhje me vete unin e tij. Arritja e këtij procesi që nuk e përmenda pa qëllim është një aktivizim i mëndjes së individit larg “smart-phoneve” dhe objekteve që ja bëjnë çdo gjë më të lehtë. Një nga pyetjet që është bërë pjesë e kultures së masës sot është seksualiteti i njeriut dhe enigmat psikologjike që fshihen pas tij. Gjithmonë do të mbetet një çështje interesante për shkak se njeriu do të zbulojë çdo imtësi të mëndjes dhe trupit të tij. Shumë teori në psikologjinë moderne e shtjellojne këtë subjekt në shumë aspekte, si teoritë e Frojdit (të cilat janë një bazë e fortë psikologjike) ashtu si dhe teoritë e seksualitetit si prirje shoqërore. Së pari më duhet të qartësoj, që gjinia nuk është e njëjta gjë me seksualitetin. Gjinia ka të bëjë me gjenitalin me të cilin ke lindur ndërkohë, që seksualiteti është prirja ndaj së cilës eroticiteti i individit tërhiqet. Përtej jetës së përditshme ndodhet një realiet i cili ende mbetet disi i pa përmendur nga pjesa dërrmuese e shoqërise. Është realiteti i homoseksualëve, një realitet i cili dalëngadalë po përtypet nga realiteti shqiptar. Në fillimet e këtij komuniteti kemi pasur shumë zëra kundër duke promovuar , që këta të fundit ishin “kanceri i shoqërisë” dhe normalisht që masa ndoqi rrjedhen e kësaj minorance që u rrebeluan dhe nuk pranuan ndryshimin, duke dalë kësisoj kundër këtyre njerëzve që mund të ishin bijtë e tyre, familjarë e miq. Ndryshimi ishte afër, gjithsesi me vete aktualizimin e komunitetit pink, realizimin që ato janë njerëz si gjithë të tjerët, që homoseksualizmi nuk është një sëmundje por diçka më të cilëën lind (teoria më e fundit përsa i përket seksualitetit). Ky vetë-aktualizim solli kërkesën e disa të drejtave shumë elementare si njohja edhe mbrojtja nga ligji si një grup i marxhinalizuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Brënda pjestarëve në këte periudhe u krijua një seri ngerçesh psikologjike. Në keto kushte kemi një ndalesë të zhvillimit që nuk mund të përkufizohet as si pozitive e as si negative. Por disa njerez mblodhen edhe krijuan shtëpinë e të drejtave të njeriut ndryshe të njohur si Ambasada Pink. Që prej krijimit të saj filloi në masën një afirmim disi i konsiderueshem i këtij komuniteti. Ngjarja që vendos këtë afirmim ishte LGBT Pride i parë ku një pjesë e komunitetit edhe e organizatave u bashkuan në një ditë për të drejtat e njeriut. Por ngjarja u deformua shumë nga mediat vizive edhe të shkruara duke thënë që në këtë ditë do të dilnin meshkuj të zhveshur duke bërë kështu një skandal që ndikoi në të gjithë popullin. Gjatë asaj dite një grup nga komuniteti islamik protestoi për të drejtën e familjes së shëndetshme, ndërkohë që nga ana tjetër Pride u organizua në formën e një panairi shumë miqësor ku ishin mbledhur shumë përfaqësues të shoqerisë civile dhe organizatave jo qeveritare. Ndërkohë edhe pas eventit media sërisht reagoi shumë egër dhe vazhdoi krijimtarinë letrare për këtë aktivitet. +