Pa Fokus | Page 3

J a ku starton dhe një herë rrugëtimi mujor i Pa Fokus. Këtë herë pritshmëritë, jo vetëm tuajat, por dhe tona gjithashtu, kanë qënë fort të larta. Si gjithmonë kishim dëshirë që të gjenim fillimisht një temë e cila ishte e përshtatshme për muajin dhe së dyti një mënyrë sesi do ta përkthenim atë në punë konkrete, punë artistike, artikuj dhe më tej. Me rritjen gjithnjë e më të madhe të qasjes sonë ndaj përftimit artistik nga e gjithë përbërja e shkruar(jo zëvëndësuese sidoqoftë), ne kemi rikthyer rubrika si Galeria, e cila është e mbushur me ilustrime shpjeguese dhe forma artistike shfaqëse të manifestit tonë për temat e zgjedhura, e ndërkohë rubrikat ekzistuese konsolidohen gjithnjë e më shumë duke u kthyer në shtylla të përbërjes së revistës, qënies së saj si një revistë e dedikuar kulturës dhe kontekstit social, gjithnjë ndryshe, gjithnjë vetë. E ndjejmë të themi që revista këtë muaj ka marrë hap para për të përmbushur qëllimin e saj dhe këtë duke trajtuar tema që janë ose jo jo trajtuar më parë, por gjithnjë finalizuara dhe parë në një optikë më kundërshtuese ndaj status quos. Këtë muaj sakaq kam kënaqësinë që të njoftoj që temat e zgjedhura kanë patur të bëjnë me Seksin dhe Protestën. Mund ta kuptoni dhe vetë që të dya nga emri ngjallin reagime të ndryshme, por nëntitulli jonë për të dya këto është “Seksi dhe protesta: A love story!”. Ato në dukje provokojnë emocione të ndryshme, ngjallin hamendje të ndryshme, e prap kanë të njëjtin qëllim ekzistencial, pra të qënurit. Artikujt kanë gati një muaj që ishin përzgjedhur dhe editorët janë munduar të sjellin më të mirën e tyre në këtë numër. botuesi +