Pa Fokus | Seite 103

E nisa këtë shkrim modest për të vënë një gur së paku në themelin e ndërtesës së kujtesës e bindur se nuk është bërë më e mira. Ishte 18 shkurti i vitit ’48 kur miniera e Bulqizës çeli dyert për të ndërtuar gjigandin minerar të industrisë shqiptare. Është pikërisht kjo datë që shënon fillimin e punimeve në malin e Duriçit që gjatë dekadave u shumëfishua e kemi minierën që është sot. Bulqiza ashtu papritur u bë fidanishtia ku u hapën dhe të tjera miniera. Historia e minierës dhe qytetit janë të pandashme. Hapja e minierës lindi qytetin pa të cilët dhe heronj e mjeshtër të nëntokës, të cilët thyen mitin e përballjes me nëntokën e errët, por trimërisht ata shumë shpejt po e sundonin atë duke u futur çdo ditë e më thellë në trupin e saj të frikshëm; në fillim me galeri horizontale e më pas me punime të pjerrëta e vertikale, derisa do të hidhnin shtat puset vertikale si kryeverprat e artit minerar. Megjithëse përdorimi industrial hyri relativisht vonë, interesimi për të qe i hershëm. Për një periudhë relativisht të shkurtër kjo galeri mori shumë jetë njerëzish. Ky vend është magjia e erërave të serta, legjenda e bukurisë së ashpër. Kur nisa këtë shkrim qëllimi ishte për të sjellë një realitet pa “përdredhje”e politizime, duke pranuar dhe opinione të kundërta, për t’iu afruar sa më shumë të vërtetës, e ashtu si shkrimtari i madh i kombit tonë Rexhep Qose na mëson: “... bota e minatorit është sintezë e së vërtetës, e cila bashkë më të drejtën është e shenjtë”. Miniera është një epope, një copë e pashkruar edhe për faktin se ishte sipërmarrja Shqiptare më e madhe e shekullit XX, edhe për faktin se punëtoria shqiptare u krijua së pari në nëntokë. Minerali i kromit është më i rëndësishmi dhe njëkohësisht minerali më i çmuar. Nga legjenda thesarët i kërkonin Rrjepja e nëndheshme shumë njerëz, por arrinin t’i zbulonin e t’i merrnin vetëm heronjtë, sepse thesarët ruheshin rreptë nga kuçedra të egra që i vrisnin ata pa mëshirë. Më ndryshimin e sistemit e deri në ditët e sotme nuk është bërë asnjë punim kapital, vetëm po shfrytëzohën ato trupa të papërgatitur më parë nga firmat private”fantazmë”. Në këtë minierë po bëhen e po luhen prapaskena me jetët e këtyre minatorëve. Ata kanë lënë brinjët, djersën dhe gjakun për këtë minierë dhe si shpërblim kanë marrë vetëm ca kacidhe pa kurrëfarë vlere, aq sa për të nxjerrë bukën e gojës dhe bashkë me to dhe sa e sa sëmundje të rënda. Pra shpërblimi për këta heronj është dhe mbetet sa për të mbijetuar. Ata edhe sot vuajnë pasojat e një makuterie të pafundme për kamjen që prodhon kromi e se e ardhmja e tyre është mjaft e zymtë. E si të mos jetë? Kur ata akoma nuk kanë kushtet bazë minimale për të punuar ndërkohë që harta e kromit të Bul +