Pa Fokus Tetor | Page 68

I BURGOSURI i DYTë (bërtet në drejtim të XIBOY-it) Ça shqyn sytë ashtu, kurvë? Mreti t’bëni i pytje! (Heshtje) MBRETI (XIBOY-it) Ne po mundohemi me qën t’mirë me ty, se sheh këtë? Kësaj herë po e mbyllim i sy - por tani ti e di dhe bën mirë që t’i pastrosh hundët nga gjërat tona. (Heshtje më e gjatë) Oh, e meqë jemi ende tu fol për këtë… që prej nesër, do ta gatisësh krevatin tamam si ne të tjerët. Nëse të tjerët mund ta bëjnë, ashtu mundesh dhe ti. Nuk duam të humbim sikur dhe një shirit ore çdo ditë vetëm sepse ndonjë kopil budalla nuk di të rregullojë krevatin e tij siç duhet, a nuk është kështu? Nuk dum që ne të gjithë ne të na k’cejnë n’qaft për llogari të një fillestari të mjerë i cili sdi të rregullojë as krevatin e tij. Kështu që bën mirë që mësosh me nxitim, se’, se nëse nesër krevati nuk është i rregulluar ashtu sikurse i të gjithëve ne, do të bëjmë praktikë gjithë natën. I BURGOSURI I DYTë (XIBOY-it) Do t’bëjmë ta bësh dhjetë herë rresht, e ta shofim nëse s’mson. MBRETI (XIBOY-it) Shtresa duhet me qënë 15 centim nga cepat në dy krahet, mbulesat të shtrime përsëmbari përsipër, e kështu sa ‘tjetë gati. Shokt do t’regojnë si bëhet. I BURGOSURI i PARë (MBRETIT) Ja tregoj unë... MBRETI (XIBOY-it) Qartë? (Heshtje) Gjithkush ‘ktu ja merr dorën këngës herët a vonë, kështu që ska arsye pse ti ske me e msu atë. Kupton? (Heshtje) I BURGOSURI I DYTë (XIBOY-it) T’hëngërt dreqi! Bastard, të ka ngrënë macja gjuhën kështu? Kthe përgjigje kur t’flet mbreti e t’pyt për diçka! I BURGOSURI i PARë (MBRETIT) Si është puna me të’? Idiot budalla! MBRETI (XIBOY-it) E pastrove lavamanin? (Heshtje) është rradha jote për të pastrosh dhe sistemosh këtë javë, kështu që e din vetë ti tani! Dhe nëse mendon se vetëm do të gudulisësh dyshemenë me furçë dhe aq, je tu ja fut komplet kot. Ke me u ul dhe pastrosh dyshemenë poshtë krevative, e sidomos cepat e mureve - vidhat shndrisin ndryshkun aty. Pastron pluhurat gjithandej, edhe lavamani duhet të pastrohet, të fshihet dhe të ndrisë nga pastërtia - e njëjta gjë vlen dhe për bidenë. Sot është një rromujë, këhstu që mund të falenderosh yjet e tua të fatit që nuk ka shumë vidha n’kët birucë. Kishin me ta tregu qefin. Sonte, para se me ardh roja, do vij’ vetë me pa si ke punu. Jemi n’t’njëjtën barkë këtu, asnjeni nuk përfiton privilegje, asnjeni, e aq më tepër një i ri të cilit bishti i cigares + po i digjet ënde jashtë derës së burgut! Burgu i Spaqit, Shqipëri. I BURGOSURI I DYTë (bërtet në drejtim të XIBOY-it) E pse spo zbret poshtë, kur të flet mbreti, kurvickë! (XIBOY qëndron ashtu ulur në stolin e tij, duke qeshur i turpëruar. Heshtje e tensionuar, I BURGOSURI I DYTë bën t’i turret XIBOY-it e ta zvarris përtokë por MBRETI e ndalon) MBRETI (Të BURGOSURIT Të DYTë.) Një moment! (Heshtje) (XIBOY-it) Shiko këtu, më shiko bir! Nëse të hyn vetja në qef, e mendon se mund të bësh si të do qefi, apo dhe të sillesh si zot, prit gjana t’jera! Dimë ne si të merremi me tipa si puna jotë. More vesh? (Heshtje) I BURGOSURI i PARë (MBRETIT) Hajde bastard kokëfort hajde! I BURGOSURI I DYTë (XIBOY-it) Zbrit prej atij shtrati, shpejt të thashë! (Heshtje — XIBOY nuk luan vendit) I BURGOSURI I DYTë (XIBOY-it) Aherë…?! (Heshtje — XIBOY nuk luan vendit) MBRETI (XIBOY-it) Mirë atëherë, nuk i kam fort qef njerzt që mundohen me ba për budallë. Kështu ruji mendimet për vete! I BURGOSURI I PARë (XIBOY-it,) Shpejt poshtë, n’kët moment dhe hajde kërkoi falje mbretit! (Heshtje — XIBOY nuk luan vendit, ai vetëm qëndron ku është pëlëvizur duke u skërmitur i turpëruar) I BURGOSURI I DYTë (bërtet në drejtim të XIBOY-it) Ti robqir i mutit! (I BURGOSURI I DYTë kërcen drejt XIBOY-it dhe i zë njërën këmbë, duke e zvarritur për pohstë, XIBOY bie sakaq në tokë, I BURGOSURI I DYTë e gjuan me shqelm dhe pastaj kthehet në drejtim të MBRETIT, XIBOY ngrihet me ngadalë, shikon të tjerët, ndërkohë që sdi ç’të bëj. Heshtje.) I BURGOSURI I TRETë (me të qetë) ‘avashni, bre… (Heshtje — të gjithë ata gozhdojnë shikimin nga XIBOY) MBRETI (ëpa u kthyer fare në drejtim të BURGOSURIt Të TRETë) Çfarë? (Heshtje — të gjithë ata gozhdojnë shikimin nga XIBOY) I BURGOSURI I TRETë (me të qetë) E di ti? Ai duket sikur i huj leshi… (Të tre pyesin me sy MBRETIN. Heshtje e tensionuar) MBRETI (pas një pauze të gjatë, me të qetë) Epo, kjo qenka dhe funerali i tij… MBRETI niset kërcënueshëm drejt XIBOY-it, i ndjekur nga I BURGOSURI I PARë, DYTë DHE TRETë. Ata afrohen drejt tij me ngadalë. Bie perdja. (PERDJA) +