Pa Fokus Tetor | Page 6

Raportazh H R F F A Don’t be silent ! Tashmë një ritual kulturor për Shqipërinë, Akademia e Filmit “Marubi” hap siparin e saj për të nëntin vit radhazi. Sensibilizimi i shoqërisë civile rreth të drejtave njerëzore ishte qëllimi primar i këtij festivali dhe për këtë edicion të nëntë. Ajo çfarë përbënte veçanti në këtë edicion qe promovimi i të drejtave të autorit dhe “pronës intelektuale”, të cilat janë derivate të epokës dixhitale në të cilën jetojmë. Zhanri filmik që dominoi qe dokumentari meqenëse i përshtatet karakterit didaktiko-moralizues. Epoka e kompjuterit dhe shndërrimi i botës në një fshat global duke i rrëzuar barrierat kohore dhe hapësinore i ka unifikuar njerëzit së bashku në rrjete sociale. Mirëpo duket se privatësia dhe ruajtja e të dhënave personale është kthyer në një koncept utopik duke u cënuar përditë nga skutat e errëta “hacker-uese” të internetit. Ky mesazh qe i pranishëm në një numër dokementarësh të transmetuar në këtë festival ku njëri prej tyre “ Google and the world brain” i regjisorit brianik Ben Lewis i cili trajton një prej temave më polemizuese, pra të drejtën intelektuale, duke e ndarë botën intelektuale në dy kampe pro dhe kundër. Projekti i Google nënkuptonte ngjizjen e një biblioteke gjigante globale me anën e skanimit të miliona librave, përfshirë këtu edhe libra me të drejtë autori! Autorë nga e gjithë bota të cilët e ndjenë të cënuar pronën e tyre intelektuale nisën fushatën e tyre kundër këtij projekti të Google e cila perfundoi në një seancë gjyqësore në New York. Problematikat e revolucionit dixhital qenë të pranishme dhe në dokumentarë të tjerë si “Page one: Inside the New York times” ku shfaqet metamorfoza që ka pësuar gazetaria duke u kthyer në citizen journalism në erën teknologjike. Një mungesë e dukshme në këtë festival qe hapësira ndaj temës së terrorizmit dhe Lindja e Mesme problematike e cila ka pushtuar edicionet e lajmeve prej muajsh dhe aktet makabre te ISIS të cilat drithëruan dhe vetë presidentin Obama. Edhe pse me një karakter jo fort zbavitës por më shumë shokues dhe stigmatizues për audiencën , mbrëmjet e zbutën tonin e ashpër të filmave nëpërmjet shfaqjeve muzikore të shoqëruar më verë të ëmbël prej kokteilit. Punoi Kristina Millona + +