Pa Fokus Tetor | Page 50

ossier që jam pa dyshim një lexuese e thekur, nuk arrija të kujtoja asnjë emër, asnjë autor, veçanërisht që vinte prej pjesës qendrore apo jugore të kontinentit. Këto janë në fund të fundit, treguesë se në këtë këndvështrim kemi ende punë për të bërë. Tregimi që do të lexoni këtë muaj në “dossier” është shkruar mjeshtërisht, me një stil shpues lakonik dhe me nota të theksuara erotizmi, të ndërthurura me ndjesinë e të panjohurës dhe frikës. Ndërsa e lexoni, përpiquni të përfytyroni në mendje këngën e ëmbël dhe melodioze të grave afrikane, që gjatë gjithë jetës së tyre janë të dënuara të mbajnë mbi supe një shtëpi të tërë, të rrisin fëmijët, të punojnë nëpër ara e të kujdesen për bagëtinë nëpër ferma. Mos duket gjë si i njohur ky skenar? Kur shkruan për njeriun, gjëja më e fundit që ka rëndësi është ngjyra. Afrikanët ende e ndjejnë diskriminimin e padrejtë që bëhet karshi tyre. Kur një kamerunas udhëtoi drejt Gjermanisë, një fëmijë i vogël iu afrua duke i prekur krahun. Donte të kuptonte nëse krahu ishte vërtet i zi, apo ishte bërë pis. Epo s’ka faj fëmija i vogël, thanë njerëzit, duke e pranuar në mënyrë të heshtur që në të vërtetë, fajin e morën vetë përsipër, sepse abuzuan me e dukimin që duhet t’i jepnin brezit të ri. Bota nuk mund të qëdrojë më me sytë mbyllur kundrejt Afrikës dhe as të marrë e të shfrytëzojë pa kriter pasuritë e saj të mëdha. Një ndër këto pasuri të vlefshme, intelektuale e artistike, janë shkrimtarët, artistët, letërsia. Nuk mjaftojnë çmimet për ta lumturuar një shkrimtar, madje ato as hyjnë në punë fare. Në brendësi të tij, ai do që të lexohet, që njerëzit, edhe pa vetëdije, të ndjejnë se një nga personazhet e tij i shëmbëllen në njëfarë mënyre. Kështu, jam e sigurt se pak nga Hebga i këtij tregimi ka çdonjëri brenda nesh. Nuk dua të zbuloj imtësi të tjera në lidhje me tregimin, por po ju rrëfej se përnjëmend është një ndër veprat më mbresëlënëse që kam lexuar e përkthyer. Sot ka ardhur koha t’i kthejmë sytë nga Afrika, jo për të parë mjerimin, varfër [