Pa Fokus Tetor | Page 40

dhë Ka dhe nga ata që përpiqen të mbajnë gjallë traditën, duket se përveç peshës së viteve mbi shpinë kanë edhe këtë detyrim që ta mbijetojnë traditën e tyre muzikore, është fare e lehtë në qytete të kompozosh një këngë, tashmë mjetet elektronike mund ta bëjnë atë në pak minuta në rritme e ryma nga më të ndryshmet, por nuk munden kursesi të zvëndësojnë tingujt e veglave tradicionale që buron nga shpirti dhe që përhapet si jehonë në mallet e egra të Alpeve. Beteja vazhdon, Moderne apo Tradicionale, Urbane apo Rurale këtë nuk e përcaktoj dot qartë se si do përfundojë pas disa kohësh por sigurisht që bota Urbane ka dominuar për momentin, Globalizmi po sundon fuqishëm, Braktisja e Rurales është mëse evidente, nëse bota Rurale do të zhduket totalisht apo nëse ajo do të rigjallerohet kjo mbetet sfidë për tu parë në të ardhmen. Hëpërhë qytetet po mbipopullohen, fshatrat po Braktisen … Andi Bregu +